Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Flaka Olimpike mbërrin në Elbasan.

Kategorite

Filtro:

Flaka Olimpike mbërrin në Elbasan.

Ishte një koncidencë e bukur që Flaka Olimpike mbërriti në Elbasan në prag të festimeve për festën tradicionale të Ditës së Verës. 
Vrapuesit e Paqes, të nisur nga Greqia shëtisin Flakën Olimpike në të gjithë botën. Ata mbërritën në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit të shoqëruar nga përfaqësuesit vendorë të Atletikës. 
Një grup ndërkombëtar maratonistësh – vullnetarë vrapojnë me një pishtar në shumë vende dhe kontinente të ndryshme për të lidhur kulturat dhe kombësitë e ndryshme dhe për të përcjellë mesazhin e thjeshtë, mesazhin e paqes, unitetit, harmonisë dhe mirëkuptimit.
Kanë qenë të pranishëm në këtë dorëzim të Flakës Olimpike në Bashkinë e Elbasanit edhe përfaqësues të Federatës Kombëtare të Atletikës dhe Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.
Vetë Kryetari i Bashkisë, Z. Sejdini përshëndeti kalimin e pishtarit të paqes në qytet duke u thënë miqve ndërkombëtarë se Elbasani ka qenë dhe mbetet simbol i paqes, tolerancës dhe harmonisë. 
Pasi kënduan këngën e tyre të vrapimit për paqe di përshëndetje për Kryetarin e Bashkisë, vrapuesit vazhduan rrugën e tyre për të përcjellë paqe dhe dashuri mes popujve.

Eventet

<korrik 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ