Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Zhvillohet Forumi Qytetar për Siguri Publike.

Kategorite

Filtro:

Zhvillohet Forumi Qytetar për Siguri Publike.

Është zhvilluar në Elbasan Forumi Qytetar për Siguri Publike i cili ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe qytetarëve dhe një qasje të re polici-komunitet.
Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, deputetë, përfaqësues të komuniteteve fetare, organizata të shoqërisë civile e qytetarë.
Në fjalën e tij Sejdini theksoi se siguria publike nuk është detyrë vetëm e Policisë së Shtetit, por prioritet i përbashkët për një mjedis të sigurtë.
Sejdini informoi të pranishmit mbi krijimin e Këshillit Vendor të Sigurisë, ku Bashkia e Elbasanit ishte e para në vend që e ndërmori këtë hap. Kjo, sipas Kryetarit të Bashkisë, dëshmon prioritetin që ka krijimi i një mjedisi të qetë e të sigurtë për të gjithë qytetarët. 
Sejdini edhe një herë vuri në dukje gatishmërinë e Bashkisë së Elbasanit për të punuar me forume të gjera, si ai i ditës së sotme për të promovuar zhvillimin e strategjive që mbështesin partneritetin sistematik dhe teknikat e përshtatshme për zgjidhjen e problemeve të sigurisë. 
Në përfundim të fjalës së tij, Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini vlerësoi Forumin Qytetar për siguri publike i cili bëri bashkë të gjitha grupet e interesit, pasi vetëm me angazhimin e të gjithëve bëhet më i lehtë identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre.

Eventet

<gusht 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ