Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Bashkia Elbasan nis promovimin e zonave turistike. Funari Bio Turizëm mbledh qindra vizitorë.

Kategorite

Filtro:

Bashkia Elbasan nis promovimin e zonave turistike. Funari Bio Turizëm mbledh qindra vizitorë.

Qindra qytetarë shijuan këtë fundjavë mrekullitë e natyrës në një nga zonat më të bukura të Bashkisë Elbasan, Funarin.

Për t'i shndërruar këto zona në destinacione turistike, Bashkia e Elbasanit ka ndërmarrë një nismë për promovimin e tyre.

Funari Bio Turizëm u quajt aktiviteti i organizuar në këtë Njësi ku qindar qytetarë morën pjesë, ndërsa banorët e zonës prezantuan edhe prodhimet e tyre.

E pasur me pyje pishash dhe dushku Funari ofron një klimë të shëndetshme që nëse i shtojmë dhe gatimet tradicionle të zonës bëhet vendi ideal për të kaluar fundjavat

Kryetari i Bashkisë premtoi se me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare do të rikonstruktohet rruga aktuale që të çon në Funar, ndërkohë do të shihet mundësia për zbatimin e një tjetër projekti, që synon të lidhë Funarin drejtpërdrejt me Tiranën.

Realizimi i këtij projekti do ta bënte edhe më të vizitueshme këtë zonë, por gjithashtu do t'u jepte zhvillim fshatrave nëpër të cilat rruga do të kalojë.

Nisma e Bashkisë së Elbasanit për promovimin e pikave turistike do të vijojë edhe në Gjinar, Byshek, Llixha etj. 

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910
11121314151617
18192021222324
25
e hënë, dhjetor 25, 2017
2627282930
31
e diel, dhjetor 31, 2017
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ