Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Union Bank i bashkohet aksionit të gjelbërimit

Kategorite

Filtro:

Union Bank i bashkohet aksionit të gjelbërimit

Aksioni “Mbill pemën tënde” vazhdon të japë rezultate e tij positive duke shtuar hapësirat e gjelbëra dhe duke rritur sensibilitetin e komunitetit. Bashkisë së Elbasanit sot i është bashkuar edhe Union Bank e cila ka zgjedhur të mbjellë pemë në bulevardin kryesor të qytetit.
Në bulevard u mbollën pemë “Manjola” duke zëvendësuar ato që ishin tharë me kalimin e viteve. 
Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi, veç falenderimeve ndaj biznese të ndryshme që i janë bashkuar aksiont për shtimin e gjelbërimit, ka shtuar faktin se jetesën e shëndetshme e kemi në dorë të gjithë. 
Z. Saraçi më tej shtoi se aksioni i Bashkisë së Elbasanit do të vijojë në çdo cep për të shtuar gjelbërimin ndërkohë që i bëri thirrje sidomos bizneseve t’i bashkohen kësaj nisme. 
Ndërsa drejtuesit e Union Bank, jo vetëm kontribuen për gjelbërimin, por shtuan se do t’i bashkohen të gjitha nismave të Bashkisë së Elbasanit që i shërbejnë komunitetit.

Eventet

<gusht 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ