Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Bashkia e Elbasanit, lobim mbi projekte dhe investime në Gjermani.

Kategorite

Filtro:

Bashkia e Elbasanit, lobim mbi projekte dhe investime në Gjermani.

​Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Klevis Xhoxhi ka marrë pjesë në një takim zyrtar në Gjermani, takim i cili synon tërheqjen e investimeve gjermane në Elbasan.

Bashkia e Elbasanit ishte ndër bashkitë më të rëndësishme të vendit që morën pjesë në vizitën zyrtare 5 ditore që u zhvillua në disa qytete të Gjermanisë.

Kryebashkiakët shqiptarë zhvilluan takime me kryetarët e bashkive Dusseldorf, Hagen dhe Essen, me fokus zhvillimin e projekteve pilote në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Bashkëpunimi mes bashkive shqiptare dhe atyre gjermane, parashikohet të shtrihet në fushat e administrimit komunal dhe mjedisit, menaxhimit të mbetjeve të të gjitha llojeve dhe integrimit të koncepteve të energjive të rinovueshme nga bashkitë shqiptare në lokalitetet e tyre. 

Nga ana tjetër, të pranishëm në këtë vizitë kanë qenë edhe biznesmenë nga Shqipëria të cilët prezantuan produktet dhe ofertat e tyre lokale.

Nëtakimet e organizuara kanë qenë të pranishëm edhe biznesmenët nga diaspora shqiptare në gjermani, të cilët u njihën me mundësitë që ofrojnë bashkitë e vendit tonë në lidhje me potencialin për investime të huaja.

Vizita e përfaqësuesve të bashkive shqiptare në Gjermani përkon me 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, dhe përpos takimeve bilaterale ajo kulmoi me zhvillimin e Konferencës me temë: "Dita e Dialogut me Diasporën".

Një takim i veçantë ishte ai me Zv. Kryetarin e Bashkisë Hagen, z. Horst Wisotzki, dhe me drejtues të kompanisë Heb Gmbh një prej bizneseve më të suksesshëm në drejtim të energjisë së rinovueshme, ku u disktua dhe u ndanë ide të përbashkëta mbi menaxhimin sa më efikas të mbetjeve, landfilleve dhe integrimit të energjive të rinovueshme.

Nën drejtimin e shoqatës për Autonomi Vendore u zhvillua një takim me Znj. Simone Raskob, Drejtore e Përgjithshme e Projektit "Essen - Kryeqyteti i Gjelbër i Europës 2017", si dhe me përfaqësues të Këshillit të Qytetit. Të pranishmit në këtë takim u njohën me këtë projekt të veçantë, i cili ka mundësuar një transformim novator për qytetin e Essen-it nëpërmjet rivitalizimit të lumit, sistemit të ujrave dhe infrastrukturës së gjelbër.

 

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910
11121314151617
18192021222324
25
e hënë, dhjetor 25, 2017
2627282930
31
e diel, dhjetor 31, 2017
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ