Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Përfundon sistemi i ngrohjes në gjimnazin e Gjinarit

Kategorite

Filtro:

Përfundon sistemi i ngrohjes në gjimnazin e Gjinarit

Ka përfunduar sistemi i ngrohjes në gjimnazin "Kostandin Shpataraku" në Gjinar. Edhe një tjetër shkollë i bashkohet paraardhëseve në plotësimin e standardeve, sidomos përsa i përket shëndetit të nxënësve. 
Gjatë inspektimit të kësaj shkolle, Kryetari i Bashkisë i shoqëruar nga deputeti Arben Kamami dhe drejtori i organizatës CNVP e cila kreu investimin, u fol rreth sigurisë së këtij sistemi.
Ky impiant punon vetëm me dru dhe nënprodukte të tij si tallashi, të cilat jo vetëm nuk rrezikojnë, por as nuk shkaktojnë ndotje. 
Z. Sejdini vuri në dukje se bashkia veç detyrimit të sistemeve të ngrohjes plotëson edhe detyrimin tjetër të saj për lendën djegëse, por kërkoi nga stafi mësimor dhe nxënësit të tregohen të kujdesshëm dh ti mirëmbajnë pajisjet. 
Bashkia e Elbasanit, tha Sejdini është e para në vend që përfundoi sistemin e ngrohjes në kopshte dhe çerdhe dhe tashmë është radha e shkollave. 
Në këtë linjë, Kryetari i Bashkisë i kërkoi drejtorit të SNVP-së, që në kuadër të partneritetit publik-privat të bashkëpunojnë për të gjitha shkollat e mbetura pa sistem ngrohje. 
Projekti i SNVP-së i cili u zbatua në Njësinë Administrative Gjinar, financohet nga qeveria Suedeze, ka të bëjë me mirëmenaxhimin e pyjeve, por duke pasur parasysh se pyjet dëmtohen kryesisht për ngrohje, u mendua që të punohet edhe për sistemet e ngrohjes, të paktën për institucionet. 
Në të gjithë vendin çdo vit përdoren 2 milionë metër kub dru për ngrohje, duke konsumuar dhe dëmtuar në masë pyjet. Sistemet modern tashmë flasin me sisteme ngrohje të cilat po përhapen gjerësisht, por nëpër institucione kjo lind si domosdoshmëri. 
Drejtori i SNVP-së tha se projekti pilot u aplikua në Bashkinë e Elbasanit përshkak të sigurisë që ofron kjo e fundit për donatorët dhe sukseset e vazhdueshme që ka pasur me ta në zbatimin e projekteve.​

Eventet

<korrik 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ