Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > 48 orë luftë me zjarrin në Gjinar. Përparësi jeta e banorëve dhe banesat e tyre.

Kategorite

Filtro:

48 orë luftë me zjarrin në Gjinar. Përparësi jeta e banorëve dhe banesat e tyre.

​Pas rreth 48 orësh është vënë nën kontroll zjarri në Gjinar në të cilin u angazhuan maksimalisht punonjës të zjarrfikëses, ushtria, punonjës të bashkisë, Administrate e Zonave të Mbrojtura dhe qytetarë.
Dhjetëra hektarë pyje me pisha u dogjën ndërsa fillimisht u rrezikuan edhe banesat.
Të gjitha forcat tokësore u përqëndruan në shpëtimin e shtëpive dhe jetëve të njerëzve në një territor të vështirë dhe me kushte atmosferike aspak të favorshme. 
Ishte ndërhyrja nga ajri ajo që ndikoi në uljen e intensitetit të flakëve në faqen e malit ndërkohë që puna e mëtejshme nga toka me mjete rrethanore bëri që zjarri të izolohet.
Ekipet vazhdojnë të tregohen të kujdesshme duke qëndruar në vend për të monitoruar situatën pasi ekziston gjithmonë mundësia e riaktivizimit të vatrave, kjo edhe për shkak të temperaturave të larta dhe erës.

Eventet

<gusht 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ