Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Të nderuar fermerë, përfitoni nga skema e granteve SARED për të rritur aktivitetin tuaj

Kategorite

Filtro:

Të nderuar fermerë, përfitoni nga skema e granteve SARED për të rritur aktivitetin tuaj

​Përfaqësues të Fondacionit Giz kanë zhvilluar një takim me administratorët e Njësive Administrative të Elbasanit për të informuar mbi thirrjen e katër dhe të fundit për skemën e granteve SARED.

Ky është një projekt i cili synon të mbështesë dhe fuqizojë fermerët shqiptarë në aktivitetin e tyre. Skema e granteve SARED aplikohet edhe në bashkitë Shkodër, Berat, Kukës, Dibër e Korçë.

Kreditë që do të jepen nga kjo skemë, e cila vjen si bashkëpunim mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë Gjermane për Zhvillim, do të shkojnë në mbështetje të fermerëve për ta bërë prodhimin vendas konkurues në treg.

Alikimet për përfitimin e kredive do të pranohen deri në 31 Maj.

 Kush mund të aplikojë? ​

1.  Fermerët me kartë/ NIPT fermeri

2.  Personat fizikë apo juridikë.

3.  Shoqatat e bashkëpunimit bujqësor që ushtrojnë aktivitet, apo duan tëfillojnë aktivitet në prodhim, grumbullim, përpunim apo marketing të produkteve bujqësore në kuadër të: bagëtive të imta; bagëtitë e imta; pemët frutore dhe bimët aromatike medicinale.

Pranë njësive administrative fermerët mund të gjejnë informacion më të detajuar në lidhje me skemën e granteve dhe kriteret që duhen plotësuar.

 

Eventet

<mars 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
272812345
6789101112
13
14
e martë, mars 14, 2017
1516171819
2021
22
e mërkurë, mars 22, 2017
23242526
272829303112
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ