Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > “Hajduti ka shumë duar” cel sezonin artistik në teatrin “Skampa”

Kategorite

Filtro:

“Hajduti ka shumë duar” cel sezonin artistik në teatrin “Skampa”

​Teatri "Skampa" ka çelur këtë të dielë sezonin artistik 20017 me komedinë "Hajduti ka shumë duar".

Me regji dhe autor Haxhi Ramën komedia erdhi për publikun elbasanas nën interpretimin e aktorëve të teatrit "Skampa". Publiku elbasanas është ai që nuk zhgënjen asnjëherë.

Biletat për premierën ishin të gjitha të shitura që në ditët e para të daljes në treg. Drejtori i Qendrës së Artit, Klinton Kapaj tha se komedia do të shfaqet edhe fundjavën tjetër në teatrin "Skampa".

Aktori i Mirënjohur Muharrem Hoxha ishte gjithashtu pjesë e kësaj komedie e cila u mirëprit nga publiku i cili kishte mbushur plot teatrin "Skampa". Ai vlerësoi publikun e mrekullueshëm të Elbasanit, një qytetartdashës ku çdo artist ndihet si në shtëpinë e tij.

"Hajduti ka shumë duar" është një komedi ku problemet aktuale të shoqërisë vijnë të interpretuara me ironi dhe humor. Pritet që komedia të udhëtojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Eventet

<prill 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1
e hënë, maj 1, 2017
234567

Se shpejti


Buletini Informativ