Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Sejdini inspekton rrugën "Hamit Grykshi"

Kategorite

Filtro:

Sejdini inspekton rrugën "Hamit Grykshi"

​Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla dhe deputetët Evis Kushi e Arben Kamami inspektuan përfundimin e punimeve në rrugën “Hamit Grykshi” që lidh lagjet “Vullnetari” dhe “Haxhias”, një investim i kërkuar nga qytetarët pasi rruga ekzistuese ishte tejet e amortizuar. 
Investimet tashmë janë zhvendosur nga qendrat e qyteteve drejt lagjeve dhe Njësive Administrative. 
Tashmë ka përfunduar qendra e Elbasanit dhe investimet po shtrihen në çdo cep. Brenda këtij viti, pothuajse të gjitha rrugët dytësore të qytetit do të jenë në këtë standard.
Në të gjitha takimet që Bashkia e Elbasanit ka zhvilluar në këtë zone, në kuadër të “Buxhetimit me Pjesëmarrje” një nga problemet më shqetësuese të cilat na kanë paraqitur qytetarët ka qenë kjo rrugë. 
Natyrisht që puna nuk mbaron këtu, ne do të vazhdojmë sërish në këtë lagje dhe në të gjithë qytetin
Rruga e re është ndërtuar sipas të gjitha standardeve duke përfshirë KUZ-KUB, ndriçim dhe gjelbërim.
Po ashtu qendrat e Njësive Administrative brenda këtij viti kalendarik do t’i nënshtrohen rikonstruksionit.

Eventet

<maj 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ