Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > "Një orë mësimi" në Bashkinë e Elbasanit.

Kategorite

Filtro:

"Një orë mësimi" në Bashkinë e Elbasanit.

Nxënësit e klasës së 5-të të shkollës jo publike "Imelda Lambertini" kanë vizituar këtë fillim jave ambientet e Bashkisë së qytetit. Të shoqëruar nga mësuesja e tyre, nxënësit së pari janë pritur nga nënkryetari i Bashkisë Klevis Xhoxhi, i cili me dashamirësi u ka kthyer përgjigje pyetjeve sa naive, por edhe kuptimplote të fëmijëve të kësaj shkolle.

  Pyetjes rreth investimeve në qytet, dhe se çfarë ka bërë Bashkia kryesisht për fëmijët, nënkryetari i Bashkisë Klevis Xhoxhi ju përgjigj se "Parkut të Ri në qendër të qytetit i është bashkuar edhe një tjetër park, ai shumë pranë Pallatit të Sportit, i cili për nga vetë pamja tregon se ofron kushtet për  të kaluar një pasdite të qetë, duke krijuar mundësi argëtimi për fëmijët, si këndi lojërave, apo edhe shatërvani.

Nënkryetari i Bashkisë u premtoi fëmijëve se shumë shpejt Bashkia do të nisë një tjetër investim të madh, duke bërë të mundur rikonstruksionin total të Parkut Rinia, me qëllim ofrimin e sa më shumë kushteve për fëmijët në veçanti.

"Qyteti ka ndryshuar shumë vitet e fundit, kemi një qytet të pastër, me shumë gjelbërim, shumë hapësira publike, ndriçim si edhe kënde lojërash në çdo lagje", tha nënkryetari i Bashkisë. Ai u premtoi fëmijëve se së shpejti në qytet do të instalohen edhe disa pajisje për monitorimin e ndotjes, me qëllim që Elbasani të jetë një ndër qytetet me më pak ndotje në vend.

Pas vizitës në zyrën e nënkryetarit të Bashkisë, fëmijët janë ftuar nga vetë kreu i Bashkisë Qazim Sejdini edhe në zyrën e tij.

Me shumë dashuri, kreu i Bashkisë u ka shpjeguar fëmijëve detajet e fotove të vendosura në zyrë, ku çdo foto përcjell një histori të qytetit dhe jo vetëm. Veshja tradicionale e gruas elbasanase, fotot me ambasadorët e huaj në shqipëri, ajo me kryeministrin Rama, si edhe kalaja e qytetit rreth një shekull më parë, janë ndjekur me vëmendje nga nxënësit e klasës së 5 –të, të cilët janë ftuar sërisht të vizitojnë bashkinë në të ardhmen.

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ