Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Inaugurohet Impianti i Përpunimit të Mbetjeve Urbane. Rama: Falenderoj Sejdinin që besoi në këtë projekt.

Kategorite

Filtro:

Inaugurohet Impianti i Përpunimit të Mbetjeve Urbane. Rama: Falenderoj Sejdinin që besoi në këtë projekt.

​Kryeministri Edi Rama i shpqëruar nga Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini, Ministrat Lefter Koka dhe Arben Ahmetaj ishin sot në ceremoninë e inaugurimit të Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve Urbane dhe prodhimit të energjisë në Elbasan.

Pas shumë viteve përpjekje për të arritur një qëllim madhor, atë të shëndetit të qytetarëve, Kryetari i Bashkisë fjalimin e tij ja dedikoi falenderimeve.

"Gjithmonë në fjalimet e mija jam kujdesur të përmend fakte e shifra, por sot kam vendosur të mos ndalem në detaje. Ndjej se sot të rëndësishme janë falenderimet.

Faleminderit Z. Kryeministër, ju i kthyet Elbasanit, atë që i ka dhënë Zoti, ajrin e pastër. Faleminderit që u bëtë krah me qytetarët e Elbasnait dhe me mua në fitoren e një beteje 15 vjeçare. Faleminderit që besuat tek ne dhe e bëtë konkret këtë projekt jetësor, për të cilin njerëzit shpesh kishin dyshime dhe nuk besonin se do të realizohej. Faleminderit që këtë vepër të paimagjinushme e bëtë realitet.

Një falenderim të veçantë e kam për Këshillin Bashkiak për realizimin e këtij projekti.

Po ashtu dua të falenderoj Ministrat Koka dhe Ahmetaj të cilët, jo vetëm na mbështetën, por edhe nga kanë ndjekur hap pas hapi.

Një falenderim kam edhe për kompaninë ALB TEK Energy e cila me profesionalizëm dhe cilësi realizoi punimet e këtij impianti."

Duke ju drejtuar Kryeministrit, Sejdini tha se gjithashtu u realizua një tjetër kërkesë e Bashkisë së Elbasanit për të kthyer fushën e vjetër të mbetjeve urbane në lulishte.

Sejdini theksoi se në 4 vite të qeverisjes socialiste në Elbasan janë investuar 61 milionë $ dhe së shpejti do të kemi një nga projektet më të rëndësishme, atë të furnizimit 24 orë më ujë të pijshëm.

Para një vepre të tillë madhore, edhe Kryeministri Rama ndjeu detyrimin për të falenderuar të gjithë ata që e bënë të mundur.

Një falenderim të veçantë tha kryeministri Rama e kam për kryetarin e Bashkisë Z. Qazim Sejdini i cili besoi që në fillim se e gjithë kjo mund të realizohej.

Më tej Rama theksoi se, "aty ku më parë ishte fusha ku plehrat digjeshin në qiell të hapur e helmonin gjithë qytetin, sot është një fushë sanitare e standarteve europiane ku mbetjet shfrytëzohen për prodhim energjie".

Kryeministri Rama u shpreh i surprizuar duke thënë se kishte qenë skeptik për këtë projekt megjithëse e ka mbështetur që ditën e parë që u miratua në mbledhjen e qeverisë.

Duke përshkuar atë që ndodhte në fushën ku digjeshin plehrat më parë, Rama tha se, "sot kjo është një mortje që i përket të shkuarës për të parë nga afër një impiant që është padyshim një investim për të cilin nuk kemi si të mos jemi krenarë duke parë parametrat e këtij impianti".

"Sot jemi në pararojë të transformimit teknologjik, në funksion të një transformimi mjedisor për t'i dhënë fund një historie të tmerrshme. Sot kemi një impiant që se ka askush në rajon. Dhe nuk keni parë gjë akoma realisht sepse ky është vetëm fillimi falë këtij shembulli fantastik", tha Rama.

Ndërsa Ministri i Mjedisit, Lefter Koka në fjalën e tij theksoi se, "impianti është një kryevepër e teknologjisë, tejkalon çdo standard mjedisor kombëtar e ndërkombëtar".

"Impianti është vepër inxhinierike unike në llojin e vet në Shqipëri. Impianti është superekologjik nga gjigandët Botërorë Paul Wurth, Siemens, Tama. Impianti i jep imazh pozitiv Shqipërisë në menaxhimin e integruar të mbetjeve", tha Koka.

 

Impianti i Përpunimit të Mbetjeve Urbane në qytetin e Elbasanit nisi nga puna duke shënuar një epokë të re mjedisore në vendin tonë. 

Eventet

<qershor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ