Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Si do të transformohen rrugët e brendshme të Kalasë së Elbasanit.

Kategorite

Filtro:

Si do të transformohen rrugët e brendshme të Kalasë së Elbasanit.

​Rrugët e brëndshme të Kalasë së Elbasanit do t'i nënshtrohen një ndërhyrje e cila konsiston, jo vetëm të përmirësojë jetesën e banorëve të kësaj zone, por të nxisë rritjen ekonomike përmes aktivitetit të zgjeruar të turizmit kulturor.

Projekti në fjalë synon ruajtjen, restaurimin dhe vlerësimin e qendrave të trashëgimisë kulturore dhe historike.

Projekti parashikon që shtrimi i rrugëve të kalasë të jetë si shtrimi i dikurshëm duke u plotësuar me të gjitha elementët e zhvillimit urban si ndriçim, stola dhe sistemim të gjelbërimit.

Rrugët të cilat përfshihen në këtë projekt janë rrugët "Xhaferr Kongoli", "Kol Papajani", "Savete Mishta" dhe segmente të rrugëve "Tajar Guranjaku" dhe "Bardhyl Popa".

Gjatë hartimit të projektit është treguar kujdes i veçantë për të ruajtur impresionin original të rrugëve të cilat do të restaurohen. Sipas modelit original të rrugës, gurët janë pozicionuar vertikalisht ndërsa kufinjtë e teksturës së rrugës kanë të njëjtën strukturë me gurë të mëdhenj.

Në këto akse rrugore të brendshme të kalasë është menduar të përdoret një sistem ndriçimi më i thjeshtë se ai i rrugës "Egnatia", në mënyrë që kjo e fundit të ruajë hierarkinë si rruga më e rëndësishme e lagjes "Kala".

Stolat janë zgjedhur sipas të njëjtës llogjikë dizajni, ndërsa vazot e drunjta do të vendosen në murët përgjatë rrugëve.

Një pjesë mjaft e rëndësishme, sidomos përsa u përket rrugëve të kalasë, është vendosja e tabelave që përmbajnë informacion në lidhje me vlerat historike dhe arkeologjike të kësaj zone. Këto tabela gjithashtu do të ndikojnë për tërheqjen e vëmendjes për mirëmbajtjen e këtyre vlerave pasi qytetarët dhe turistët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për pasurinë e madhe dhe autentike, jo vetëm për Elbasanin, por për të gjithë Ballkanin.

 

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910
11121314151617
18192021222324
25
e hënë, dhjetor 25, 2017
2627282930
31
e diel, dhjetor 31, 2017
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ