Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Elbasan – Hapet Kampionati Ballkanik i Atletikës

Kategorite

Filtro:

Elbasan – Hapet Kampionati Ballkanik i Atletikës

Federata Shqiptare e Atletikës ka zgjedhur qytetin e Elbasanit për zhvillimin e Kampionatit Ballkanik të Atletikës. Ky kampionat organizohet nga Federata Shqiptare e Atletikës në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan dhe Shoqatën Ress-Egnatia. Dje ishte dita e parë e këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar , ku janës pritur delegacione dhe ekipe pjesëmarrëse nga Ballkani dhe Europa. Madje,  janë ftuar dhe marrin pjesë edhe  disa Kampione Bote dhe Europe. Delegacionet , pas parakalimit në bulevardin kryesor "Aqif Pasha" të qytetit , janë shoqëruar në qyteti  për tu njohur pikat me vlera historike , kulturore e  turistike si: Kalaja, muzeu Etnografik, Universiteti etj.  Ky event pra është frut i bashkëpunimit të Federadtës Shqiptare të Atletikës me Bashkinë e qytetit të Elbasanit. Është zgjedhur ky qytet si vend organizator i Kampionatit Ballkanik e më gjërë të Atletikës , jo vetëm për vlerat e lashta historike , arsimore e kulturore që ka , por edhe për mikpritjen që e karakterizon. Fakti tjetër i organizimit të këtij kampionati , mbetet stadium "Elbasan-Arena" si i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. – " Unë u uroj mirëseardhjne të gjitha skuadrave të atletikës dhe një urim të veçantë dua të përcjell për federatën tonë të Atletikës , që ka zgjedhur këtë qytet për të këtë event sportive të rëndësishëm rajonal e më gjërë " ka pohuar mes të tjerash kreu i Bashkisësë , Qazim Sejdini gjatë fjalës përshëndetëse të mirëseardhjes së ekipeve. Në kuadër të këtij aktiviteti , duhet thënë se Elbasani ka bukurinë e tij të shtrirjes dhe të ripërtëritjes modern duke ruajtur edhe traditën , por Bashkia e Elbasanit , tashmë ka në juridiksionin e saj dhe 12 Njësi Administrative që ia shtojnë vlerat. Për këtë qëllim , Bashkia e këtij qyteti ka përcaktuar tashmë zonat turistike , kulturore e historikë të teritorit të saj administrative. Bashkia e Elbasanit , pas ndarjes së re teritoriale , përfshin në teritorin e saj administrative teritoret administrative t ëish-12 komunave sot ( Njësi Administrative ). Realisht kjo bashki funksionon tashmë me 6 rajone në qytet dhe 12 Njësi Administrative në fshatra. Duke qenë që ka një shtrirje teritoriale të gjërë dhe me diversitete komunitare , kulturore e historike , pas punës që bëri një ekip i përzgjedhur i këtij institucioni , pas një studimi të mirëfilltë , përcaktoi pesë zonta etnokulturore me resurse turistike dhe vlera historike , në të cilat është duke bërë promovimin e vlerave turistike në sejcilën zonë sipas specifikave përkatëse të tyre. Kësisojë , zona e parë është përcaktuar Njësia Administrative e Funarit dhe e Labinotit-Mal , ku është promovuar "Dita e Bio-Turizmit. Zona e dytë ajo e Treganit , Shirgjanit dhe Gjergjanit , ku është promovuar në Llixha Dita e Turizmit Kurativ. Respektivisht , në Bradashesh , Papër e Gracen , do të promovohet Dita trashëgimisë Kulturoro-historike në manastri i Shën Joan Vladimirit , Në gjinar dhe Zavalinë do të promovohet "Dita e Olimpiadës Kulturor-sportive" dhe në Shushicë e Labinot-Fushë , në Byshek , do të promovohet "Dita e Emigrantit". Ekipet pjesëmarrës janë Italia, me atletë,  të cilët do të marrin pjesë në disiplina të ndryshme,  si vrapim dhe hedhje, Bosnja- Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Kosova, Shqiperia  dhe Armenia. Nën kujdesin e kreut të Bashkisë , për të gjithë pjesëmarrësit dhe organizattorët , është shtruar një darkë ku nuk kanë munguar përshëndetjet dhe fjalët më të ngrohtë për qytetin organizator e mikpritjen e tij ngta ana e drejtuesëve të të gjithë ekipeve pjesëmarrës.​

Eventet

<korrik 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
262728293012
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456

Se shpejti


Buletini Informativ