Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Bashkëpunim i ngushtë në luftë ndaj kultivimit të bimëve narkotike.

Kategorite

Filtro:

Bashkëpunim i ngushtë në luftë ndaj kultivimit të bimëve narkotike.

​Administratorët e Bashkisë Elbasan kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, nën drejtimin e kryetarit Qazim Sejdini me qëllim marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Edhe pse Bashkia e Elbasanit nuk paraqitet problematike në këtë drejtim, kjo edhe për punën e madhe që është bërë, përsëri nevojitet bashkëpunim i ngushtë mes institucioneve për të ecur në këtë linjë.

Sejdini kërkoi nga Administratorët dhe Kryetarët e fshatrave bashkëpunim të ngushtë dhe në çdo kohë me punonjësit e policisë për të parandaluar fenomenin.

Edhe Shefi i Komisariatit vlerësoi gatishmërinë e Kryetarit të Bashkisë dhe Administratorëve për një detyrim të përbashkët para ligjit. Sipas zyrtrit të policisë tashmë kanabisi është në fazën e mbljelljes së farës për krijimin e fidanishteve dhe është shumë e rëndësihme që fenomeni të goditet që në këtë fazë. Ai tha se të gjithë punonjësit e policisë do të jenë bashkëpunues me administratorët dhe kryetarët e fshatrave për të verifikuar çdo rast të dyshuar.

Puna e përbashkët e institucioneve në këtë drejtim do të bazohet në një plani veprimi kombëtar për kontrollin e territorit.

Në këtë mbledhje rëndësi e veçantë ju kushtua sensibilizimit të komunitetit për pasojat negative të fenomenit dhe përgjegjësitë ligjore të gjithësecilit.  

Eventet

<mars 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
272812345
6789101112
13
14
e martë, mars 14, 2017
1516171819
2021
22
e mërkurë, mars 22, 2017
23242526
272829303112
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ