Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Pastrohen 30 km kanale kulluese në Vidhas

Kategorite

Filtro:

Pastrohen 30 km kanale kulluese në Vidhas

30 km kanale kulluese janë pastruar dhe janë hapur tashmë nga Bashkia e Elbasanit në fushën e Vidhasit, Njësia Administrative Papër, ndërsa kanalet vaditëse kanë përfunduar 100 %.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe specialistë të Agjencisë së Shërbimeve Publike inspektuan punën që po bëhet për të shpëtuar “fushën e Elbasanit” nga përmbytjet. 
Për Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini e rëndësishme është puna që po bëhet jo vetëm në këtë njësi, por punë e shtrirë në të gjitha Njësitë Administrative, duke vënë në dukje se pastrimi i kanaleve vaditëse tashmë ka përfunduar:
“Ne vazhdojmë t’i përgjigjemi bujqësisë me ritëm të lartë. Këtu jemi në Vidhas, ku për herë të parë pas 30 vitesh bëhen 30 km kanal kullues, duke pasur parasysh që kanalet vaditës kanë përfunduar 100%. Ne synojmë që brenda ditëve të para të Shtatorit të ketë mbaruar e gjithë fusha e Vidhasit. Është një punë intensive, një punë e cila nuk do të lihet përgjysëm dhe kështu do të vazhdohet në të gjitha Njësitë Administrative të Elbasanit.”
Balla tha se për 27 vjet nuk ishte vënë dorë për pastrimin e kanaleve kulluese duke bërë që çdo vjeshtë këto toka të përmbyteshin dhe dëmet për fermerët të ishin të mëdha: 
“Ndoshta duket e paimagjinueshme, por vetëm në fushën që shikoni janë 30 km kanale kulluese, investim i parashikuar me buxhet të Bashkisë së Elbasanit. Pra, vetëm me të ardhurat e veta, Bashkia e Elbasanit investon në 30 km kanalizime të cilat do ta risjellin këtë tokë përsëri në vlerën e vet, sepse mungesa e kullimit për 27 vite ka bërë që kjo tokë të humbi edhe vlerat e saj. Kujtoj që këtu ka qenë një prej ndërmarrjeve më të mëdha bujqësore në Elbasan gjatë periudhës së para viteve ‘90”
Fermerët vlerësuan punën e jashtëzakonshme që është bërë në këtë zonë, duke vënë edhe një herë në dukje se kanalet kulluese nuk ishin funksionale prej 27 vitesh: 
“Shumë mirë, jemi shumë të kënaqur me kanalet kulluese, po bëhet një punë e madhe” tha një fermer.
“Puna që është bërë këtë herë nuk është bërë asnjëherë dhe për këtë duhet të falenderojmë Bashkinë dhe Agjencinë e Shërbimeve Publike, por kjo punë që është nisur nuk duhet lënë përgjysëm sepse kjo fushë e ka të domosdoshme. Janë me dhjetëra hektarë të mbjella me pjeshkë, dhe me këtë punë jeton kjo zonë” tha një tjetër fermer. 
Fusha e Vidhasit është një nga tokat më pjellore të Elbasanit, por për shumë vite me radhë ishte lënë pas dore. Fermerët kanë investuar kryesisht në pemtari si dardhë dhe pjeshkë dhe shprehen të kënaqur nga prodhimi dhe tregtimi.

Eventet

<nëntor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
192021222324
25
e diel, nëntor 25, 2018
2627
28
e mërkurë, nëntor 28, 2018
29
e enjte, nëntor 29, 2018
3012
345679

Se shpejti


Buletini Informativ