Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Vjedhja e kapakëve të pusetave, problem shqetësues.

Kategorite

Filtro:

Vjedhja e kapakëve të pusetave, problem shqetësues.

​Bashkia e Elbasanit ka evidentuar në të gjithë territorin e qytetit 210 kapakë pusetash të munguara. Vjedhja e kapakëve të pusetave çdo ditë e më shumë po bëhet shkak për aksidente duke rrezikuar lëndimin e qytetarëve dhe në disa raste edhe jetën e tyre.

Një situatë e tillë është bërë mjaft shqetësuar ndaj për këtë arsye Bashkia e Elbasani, përveç bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, kërkon bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Për çdo rast të evidentuar qytetarët janë të lutur të njoftojnë pranë Bashkisë së Elbasanit ose në Policinë e Shtetit dhe për çdo individ i cili, jo vetëm cënon pasurinë publike, por rrezikon shëndetin e qytetarëve, do të merren masa.

Gjithashtu do të merren masa ndaj çdo pike të grumbullimit të skrapit e cila pranon kapakë pusetash.

Pre e vjedhjes janë pusetat në rrugicat e lagjeve të qytetit të cilat nuk janë të pajisura me kamera dhe lëvizjet janë të pakta.

Edhe pse janë zëvendësuar disa herë, përsëri kapakët e pusetave kanë rënë pre e grabitjes dhe kësaj nuk i kanë shpëtuar as parmakët mbrojtës të urave. Përveç urës së Shkumbinit e cila është në riparim edhe ura e Zaranikës është sëmtuar rëndë në pjesët e saj metalike.

Për t'i dhënë fund një situate të tillë, Bashkia e Elbasanit po sheh mundësinë e zëvendësimit të kapakëve të pusetave ekzistues me kapakë prej materiali plastike të pariciklueshme. 

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ