Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > “Fragmente të historisë së Shtetit Shqiptar përmes kartëmonedhave shqiptare”.

Kategorite

Filtro:

“Fragmente të historisë së Shtetit Shqiptar përmes kartëmonedhave shqiptare”.

U çel në teatrin "Skampa" ekspozita "Fragmente të historisë së Shtetit Shqiptar përmes kartëmonedhave shqiptare".

Kjo ekspozitë me karakter edukativ, përmes një koleksioni të rrallë kartëmonedhash shqiptare, pjesë e koleksionit të z. Julian Demeti, koleksionist, njëkohësisht anëtar Bordi i Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë si dhe Anetar i Bordi i ADE, synon të informojë publikun e gjerë mbi vlerat historike, kulturore dhe numizmatike të ilustruara në kartëmonedhat shqiptare. Ky koleksion u shoqërua edhe me objekte mbështetëse si kartolina, gazeta e revista të kohës, duke ofruar një pasqyrim më të plotë të evoluimit kulturor dhe numizmatik ndër vite në Shqipëri.
Në ditën e parë të kësaj ekspozite, ajo u vizitua nga emra të njohur të Elbasanit, studiues, pedagogë, politikanë, njerëz të artit e kulturës të cilët shprehën vlerësimet e tyre për këtë koleksion të veçantë. 
Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini vlerësoi punën e Z. Demeti duke shpresuar që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë me bashkinë e Elbasanit për të nxjerrë në pah vlerat, kulturën, historinë, traditat dhe njerëzit e shquar të këtij qyteti. 
Deri në dt. 3 Nëntor ekspozita do të qëndrojë e hapur dhe të gjitha të ardhurat e këtij eventi do të shkojnë në mbështetje të fëmijëve me nevoja të veçanta të QSHINJNV Elbasan.

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ