Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Sejdini pret në takim Shefin e Zyrës së Këshillit të Europës Z. Neukirch

Kategorite

Filtro:

Sejdini pret në takim Shefin e Zyrës së Këshillit të Europës Z. Neukirch

​Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini priti në zyrën e tij Shefin e Zyrës së Këshillit të Europës Z. Claus Neukirch me të cilin diskutoi rreth projektit për fuqizimin e komunitetit rom në nivelin vendor.  

Bashkia e Elbasanit është një prej bashkive përfituese të Programit të Këshillit të Europës "Romacted, Programi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimi rom në nivelin vendor".

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të ndërtojë gatishmëri politike dhe angazhim të qëndrueshëm në nivel politikash të autoriteteve vendore për të nxitur qeverisjen demokratike vendore dhe të ngrejë kapacitetet si dhe të nxisë fuqizimin e komuniteteve rome për të kontribuar në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve dhe projekteve.

Përmes këtij projekti synohet fuqizimi i komunitetit rom në nivel individual si dhe në nivel komunitar, përmirësimi dhe shtrirja e angazhimit, njohurive dhe aftësive të institucioneve në punën për përfshirjen Rome përmes zbatimit të koncepteve të qeverisjes së mirë.

Bashkia Elbasan do të përfitojë prej ndërhyrjes së propozuar, përmes zbatimit të metodologjisë, ROMACTED dhe mbështetjen dypalëshe si kundrejt qeverisjes vendore dhe punës në komunitet përmes mobilizimit të Grupeve Komunitare të Veprimit.

Gjatë takimit me Z. Neukirch, Kryetari i Bashkisë theksoi punën e deritanishme të bërë nga Bashkia e Elbasanit për përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit rom, nivelit të jetesës dhe edukimit të tyre. Në Elbasan ekziston një qendër komunitare, model në vend, për këtë komunitet. Bashkia e Elbasanit shpesh herë është përfshirë në projekte, si ky i fundit që synojnë pikërisht përfshirjen e plotë të këtij komuniteti në jetën shoqërore dhe sociale në qytet, por edhe në vendimmarrje.

Komuniteti Rom ka qenë përherë i përfaqësuar në Këshillin Bashkiak me një ose më shumë anëtarë për të dhënë sugjerimet dhe mendimet e tij, direkt në "parlamentin" e qytetit.

Eventet

<janar 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
31
e hënë, dhjetor 31, 2018
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ