Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > N J O F T I M

Kategorite

Filtro:

N J O F T I M

Ju njoftojmë se më datë 20.11.2017, ora 11.00 zhvillohet mbledhja e

Këshillit Bashkiak , në sallën e mbledhjeve, Bashkia Elbasan me këtë rend dite.

1. Propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Nëntor 2017.

1/1. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i Bashkisë Elbasan për muajin Nëntor 2017.

1/2. Dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin Nëntor 2017

1/3. Dhënia e pagesës për personat me aftësi të kufizuar për muajin Nëntor 2017.

2. Mbi miratimin e planit të përfshirjes sociale.

3. Mbi dhënien me qira (rinovim kontrate) të një ambienti "bodrum".

4. Mbi marrjen qira ambiente (zyra) për disa Drejtori në Administratën e Bashkisë.

5. Transferim fondi për ndërmarjet vartëse.

6. Për miratimin e vlerës financiare të dëmeve të shkaktuara nga djegia e banesës se Z.G.D, banor i fshatit Shinavlash të Njësisë Administrative Tregan, Z.H.L, banor i Lagjes nr.6 Elbasan, Z.Ll.K, banor i fshatit Kuqan, Njësia Administrative Shirgjan, Z. Q.B, banor i Lagjes nr.6, Elbasan, Z. E.B, banor i Lagjes nr.6, Elbasan dhe shpërblimin e pjesshëm financiar nga ana e Bashkisë Elbasan.

7. Për miratimin e vlerës financiare të dëmeve të shkaktuara nga rrëshqitjet  tokës, Znj.Xh.L banore e fshatit Gurabardh, të Njësisë Administrative Bradashesh, Z.P.B, banor i fshatit Stërstan, të Njësisë Administrative Gjinar dhe shpërblimin e pjesshëm financiar nga ana e Bashkisë Elbasan.

8. Për një ndryshim në VKB nr.30, datë 20.03.2017 të Bashkisë Elbasan.

9. Mbi miratimin e paketës fiskale për vitin 2018.

Të ndryshme

VO. Komisionet do të mblidhen ditën e Mërkurë me datë 15.11.2017 ora 13.00 pranë zyrave të Bashkisë Elbasan.

KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK

Altin IDRIZI

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ