Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Miratohet krijimi i Këshillit për Zhvillimin Ekonomik Vendor

Kategorite

Filtro:

Miratohet krijimi i Këshillit për Zhvillimin Ekonomik Vendor

Në mbledhjen e tij të radhës Këshilli Bashkiak votoi ngritjen e Këshillit Ekonomik pranë Kryetarit të Bashkisë, një strukturë e cila ka qëllim angazhimin dhe ndërveprimin më  të mirë të pushtetit vendor me aktorë të tjerë lobues të zhvillimit ekonomik.

Ngritja e Këshillit Ekonomik bëhet me asistencën e USAID-it dhe institucionalizimi i tij do të mundësojë rritjen e bashkëpunimit te Bashkisë me aktorë lokalë me eksperiencë dhe interes në fusha si: dhoma e tregtisë, kujdesi shëndetësor dhe mjekësor, bizneset lokale shërbime bankare etj.

Ky Këshill Për Zhvillimin Ekonomik Vendor do të mundësojë dhënien e rekomandimeve përsa i përket zhvillimit ekonomik duke mundësuar përmirësimin e mjedisit të përshtatshëm për bisnesin dhe hapjen e bizneseve të reja.

Në përbërje të këtij këshilli do të jenë 9 anëtarë të cilët do të ofrojnë shërbime pa pagesë, me bazë vullnetare.

Krijimi dhe institucionalizimi i Këshillit Për Zhvillimin Ekonomik Vendor, nën pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm të anëtarëve me eksperiencë në fushën e zhvillimit ekonomik, do të mundësojë ndërtimin e partneritetit dhe zhvillimin e ndërmarrjes së iniciativave të përbashkëta, si një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve në fushën e Zhvillimit Ekonimik. 

Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ