Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Këshilli Bashkiak diskuton investimet për vitin 2019.

Kategorite

Filtro:

Këshilli Bashkiak diskuton investimet për vitin 2019.

Këshilli Bashiak i Elbasanit në një mbledhje të tij jashtë radhe ka diskutuar dhe ka dhënë sugjerime në lidhje me investimet që duhen parashikuar në buxhetin e ardhshëm. Ishte Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini ai që kërkoi nga të gjithë këshilltarët të jepnin sugjerimet e tyre në kuadër edhe të kërkesave të qytetarëve që ata përfaqësojnë. 
Nisur nga rëndësia e vendimit më të rëndësishëm, miratimit të një buxheti që t’u shërbejë qytetarëve, Bashkia e Elbasanit vuri në dispozicion të këshilltarëve edhe prioritetet e dala nga Buxhetimi me Pjesëmarrje, të cilat reflektojnë mendimet e qytetarëve dhe përparësitë e tyre. 
Është karankterizuar nga debate mbledhja e Këshillit Bashkiak në lidhje me investimet në Njësitë Administrative. 
Ndërkohë, sipas treguesve gjatë këtij viti që po lemë pas, në fshat është investuar më shumë se sa në qytet. Shifrat flasin për 60% investime në fshat dhe 40 % në qytet. 
Por mungesa e investimeve për shumë kohë e bën fshatin me nevoja shumë të mëdha, dhe ky është angazhim i Bashkisë së Elbasanit. 
Reforma Administrative Territoriale ishte vendimi i duhur që bëri që në fund fshati të ketë vëmendje dhe shërbime. 
Shumë rrugë janë rikonstruktuar, rrugë të reja janë hapur, janë ndërtuar ura dhe janë pastruar kanale që nuk pastroheshin prej 28 vitesh. 
Po ashtu, po rregullohen qendrat e Njësive Administrative; shkolla dhe kopshte në fshatrat po rikonstruktohen me standarde të njëjta si qyteti. 
Por Bashkia e Elbasanit është e vetëdijshme që ka ende shumë punë për të bërë në fshat.

Eventet

<qershor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3
4
e martë, qershor 4, 2019
56789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ