Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Mblidhet Këshilli për Zhvillim Ekonomik Vendor.

Kategorite

Filtro:

Mblidhet Këshilli për Zhvillim Ekonomik Vendor.

Është zhvilluar në Bashkinë e Elbasanit mbledhja e dytë e Këshillit Ekonomik Vendor në të cilin u diskutua mbi përfshirjen e biznesit në procesin e politikë bërjes dhe vendimmarjes për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik vendor; ndryshimet më të fundit në sistemin e taksave vendore dhe prezantimin e planit të detajuar vendor të terminalit multimodal të autobusëve në Elbasan. 
Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini që në nisje të fjalës së tij theksoi rëndësinë që kanë vendimet e Këshillit për Ekonomi Vendore për Bashkinë e Elbasanit duke qenë një bashki në mbështetje të biznesit dhe në shërbim të qytetarit. 
Këshilli Ekonomik Vendor është një organ i cili asistohet nga USAID, përmes projektit të tij PLGP. Bashkia e Elbasanit dhe USAID gjykojnë që bizneset janë shumë të rëndësishme për hartimin e politikave të reja dhe ky është qëllimi i krijimit të Këshillave Ekonomikë Vendorë, me bisneset më të spikatura të zonës. 
Bashkia e Elbasanit gjithashtu beson fort se zhvillimi i bizneseve është një hap përpara dhe eksperienca e tyre është mjaft e vlefshme për zhvillimin e qytetit dhe shërbimin ndaj komunitetit. 
Diskutimet për ndryshimet më të fundit në sistemin e taksave dhe tarifave vendore u përqëndruan në taksimin e ndërtesës sipas vlerës ku ekspertët e USAID dhanë gjykimet e tyre mbi ecurinë e këtij procesi, përfitimet dhe mangësitë. 
Prezantimi i planit të terminalit multimodal ngjalli edhe diskutime përsa i përket linjave të transportit urban dhe interurban. Z. Sejdini sqaroi edhe një herë vendimin për largimin e autobusëve nga qyteti, vendim i cili ka lidhje të drejtpërdrejtë me ndotjen e shkaktuar nga karburantet, duke shtuar se ka vend për përmirësim në këto vendime.
Z. Sejdini informoi se shumë shpejt zona e Paprit dhe ajo e Bradasheshit do të pajisen me linjë urbane, ndërsa duke ju rikthyer terminalit multimodal, ai do të jetë i vendosur tek stacioni (i sotëm) i trenit.
Nga anëtarët e Këshillit Ekonomik, por edhe nga ekspertët e projektit PLGP, ky terminal u cilësua si domosdoshmëri për Elbasanin. 
Në mbledhjen e radhës së Këshillit për Ekonomi Vendore u miratua dhe Kodi i Etikës i cili ndër të tjera parashikon që anëtarët të tregojnë integritet, ndershmëri dhe respekt për besimin që u është dhënë; të çlirohen nga çdo interes personal, ndikim apo marrëdhënie në lidhje me aktivitetin e tyre personal; të kenë parasysh se janë përfaqësues të komunitetit të tyre etj….

Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ