Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Këshilli për Zhvillim Ekonomik Vendor mblidhet para miratimit të buxhetit.

Kategorite

Filtro:

Këshilli për Zhvillim Ekonomik Vendor mblidhet para miratimit të buxhetit.

Këshilli për Zhvillim Ekonomik Vendor në Bashkinë e Elbasanit ka zhvilluar mbledhjen e tij të radhës në prag të miratimin të dokumentit më të rëndësishëm vjetor, buxhetit të bashkisë. 
Takimi është organizuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Bashkisë së Elbasanit me mbështetjen e projetit të USAID-it, për Planifikimin e Qeverisjes Vendore, PLGP. 
Takimi me Këshillin Ekonomik synon të parashtrojë përparësitë për investime, nevojat më emergjente të komunitetit, por edhe të biznesit. Gjithashtu kërkohet nga ana e këtij këshilli një diskutim shterues mbi problematikat dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre; investimet që ndikojnë në komunitet, por edhe investimet që gjenerojnë zhvillim të mëtejshëm. 
Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini paraqiti para Këshillit Ekonomik, nevojat për investime të dala nga takimet me qytetarët, përmes “Buxhetimit me Pjesëmarrje”. U diskutua gjithashtu për faturën e këtyre investimeve dhe mundësitë e përballimit të saj nga ana e pushtetit vendor. 
Të pranishmit ngritën gjithashtu edhe shqetësimin e rëndimit të faturës financiare të çdo bashkie, pasi delegimi i një sërë kompetencash nga pushtetit qëndror, nuk është shoqëruar edhe me fondet përkatëse. 
Përsa i përket arkëtimit të të ardhurave, Bashkia e Elbasanit ka ndjekur politikën e mbajtjes në nivel të ulët të taksave dhe tarifave vendore. Kjo politikë ka sjellë rritjen në vazhdimësi të numrit të bizneseve. Aktualisht janë 8025 të cilat gjenerojnë të ardhura nga detyrimet që paguajnë. 
Rritja e numrit të bizneseve ka ardhur gjithashtu dhe si pasojë e investimeve të bëra në qytet dhe fshat. Një biznes e ka shumë më të lehtë të zhvillojë aktivitetin e tij në një zonë të rregulluar, të sistemuar dhe me të gjitha shërbimet që një bashki plotëson. 
Z. Sejdini theksoi se Bashkia e Elbasanit ka mbajtur tarifa në nivel të ulët e minimal, por ka synuar dhe ka rritur bazën e tatimpaguesve, duke e shpërndarë në mënyrë më të drejtë barrën fiskale.

Eventet

<janar 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
31
e hënë, dhjetor 31, 2018
123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ