Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Këshilli Bashkiak miraton taksat dhe tarifat vendore për vitin 2018.

Kategorite

Filtro:

Këshilli Bashkiak miraton taksat dhe tarifat vendore për vitin 2018.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi vendimin për disa ndryshime në Tarifat dhe Taksat Vendore të Bashkisë së Elbasanit për vitin 2018. 
Vendimi erdhi pas ndryshimeve në përllogaritjen e taksës së pasurisë, bazuar në VKM 123, datë 07.03.2018. 
Ndryshimi i mënyrës së taksimit të ndërtesave, duke ndryshuar metodologjinë e llogaritjes së kësaj takse nga taksa fikse, që bazohet në sipërfaqen e ndërtesës, e shprehur në metër katrorë, në taksë në përqindje, e cila aplikohet mbi vlerën e tregut të ndërtesës. 
Mbledhja u karakterizua nga debate në lidhje me këtë vendim ku këshilltarët e djathtë deklaruan votën e tyre kundër. 
Bashkia e Elbasanit duke qenë një bashki sociale me taksat më të ulëta në vend, ka zbatuar uljen maksimale që i lejon ligji, prej 30% edhe ndaj kësaj takse. 
Nisur nga kjo, grupet e tjera politike në Këshill Bashkiak kanë shprehur votën e tyre pro kësaj takse, duke vlerësuar vendimin e Bashkisë për ta ulur atë në maksimumin e mundshëm. 
Me këtë vendim synohet shpërndarja e barrës fiskale në mënyrë të drejtë ndaj të gjithë taksapaguesve.

Eventet

<korrik 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ