Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Miratohet plani vendor i mbrojtjes së mjedisit

Kategorite

Filtro:

Miratohet plani vendor i mbrojtjes së mjedisit

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi planin vendor të mbrojtjes së mjedisit mes diskutimeve për një mjedis sa më të pastër në dobi të shëndetit të qytetarëve. 
Për marrjen e masave për përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe uljen e ndotjes, në fund të vitit 2017 u instaluan 5 pika monitorimi të ndotjes dhe nivelit të zhurmave në qytetin e Elbasanit.
Sipas Kryetarit të Bashkisë, Z. Qazim Sejdini, aparaturat matëse të vendosura kanë nxjerrë ndotje të shkaktuar nga djegia e karburanteve dhe kjo çoi në vendimin për moslejimin e mjeteve me tonazh mbi 1.5 tonë të hyjnë në qytet. 
Po kështu Inspektoriati i Mjedisit i Bashkisë në muajin Nëntor-Dhjetor 2017 bëri një studim për nivelin e zhurmave dhe dendësisë urbane në qytet, duke përgatitur kështu planin afatmesëm për ndotjen akustike. 
Bashkia e Elbasanit gjithashtu informoi këshilltarët në lidhje me masat e marra në zonën e ish kombinatit metalurgjik ku pjesa më e madhe e operatorëve kanë instaluar sistemin e pluhurkapjes, ndërsa për pjesën e mbetur bashkia do të vazhdojë të bëjë çdo gjë i lejon ligji, që edhe këta operatorë të respektojnë normat mjedisore. 
Specialisti i njohur për çështjet mjedisore, Ahmet Mehmeti vlerësoi punën e bërë nga Bashkia e Elbasanit për hartimin e planit vendor të mbrojtjes së mjedisit.

Eventet

<gusht 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ