Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Këshilli Bashkiak dhe Bashkia Elbasan do të protestojnë ndaj ndotjes në Metalurgji.

Kategorite

Filtro:

Këshilli Bashkiak dhe Bashkia Elbasan do të protestojnë ndaj ndotjes në Metalurgji.

Bashkia e Elbasanit i është bashkuar iniciativës të Këshillit Bashkiak për të protestuar pranë kompanive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e ish kombinatit Metalurgjik, pa respektuar normat mjedisore. 
Këshilltarët për të disatën herë shprehën shqetësimin e tyre për gjendjen e krijuar në këtë zonë duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme. 
Por, sipas këshilltarëve, edhe pse Këshilli shpalli emergjencën mjedisore, edhe pse ka nisur tashmë një hetim nga prokuroria, përsëri, masat e marra janë shumë të ngadalta. 
Kjo ka bërë që Këshilltarët të vendosin të protestojnë ditën e hënë pranë kompanive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë në kundërshtim me normat mjedisore. 
Nënkryetari i Bashkisë Z. Klevis Xhoxhi, theksoi vendimin e Kryetarit Z. Sejdini për të qenë të bashkuar deri në fund në këtë betejë që nuk synon asgjë më shumë sesa një mjedis i shëndetshëm dhe i pastër për qytetarët. 
Çështja e ndotjes në zonën e ish Kombinatit Metalurgjik, sidomos përsa i përket rafinerisë e cila derdh ujërat e ndotur në kanalet vaditëse, është ndjekur me përparësi dhe vëmendje të veçantë nga Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini. Madje, për shkak të masave të ndërmarra, konform kompetencave që ka pushteti vendor, Bashkia e Elbasanit është në proces gjyqësor me këto kompani. 
Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini është zotuar se do të luftojë me të njëjtën forcë dhe do të zgjidhë çështjen e ndotjes në Metalurgji, njësoj siç luftoi për shumë vite dhe arriti të heqë nga qyteti gangrenën e jashtëzakonshme të djegies së mbetjeve urbane.

Eventet

<korrik 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ