Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Mblidhet Këshilli Vendor për Siguri Publike: Elbasani qytet i sigurtë

Kategorite

Filtro:

Mblidhet Këshilli Vendor për Siguri Publike: Elbasani qytet i sigurtë

Është zhvilluar në Bashkinë e Elbasanit mbledhja e radhës e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike në të cilin është bërë edhe prezantimi i rezultateve të studimit mbi sigurinë në qarkun e Elbasanit në kuadër të Programit Suedez SCPA “Forcimi i Policimit në Komunitet”. 
Studimi kishte marrë për bazë mendimet e qytetarëve në bazë të një pyetësori, duke bërë më pas krahasimin edhe me mesataren kombëtare, apo me qytete të tjera të veçanta. 
Studimi vuri në dukje se në Elbasan ekziston përgjithësisht një klimë sigurie e mirë dhe perceptimi i qytetarëve për sigurinë është pozitiv në krahasim kjo edhe me mesataren kombëtare. 
Kryetari i Bashkisë vlerësoi një studim të tillë të thelluar dhe për çështje delikate, duke u shprehur optimist për nivelin e qytetarisë elbasanase. Sipas Z. Sejdini, rezultate të tilla edhe pse pozitive dhe shpresëdhënëse përsëri duhet të ndikojnë në përmirësimin e punës, të Bashkisë së Elbasanit, por dhe institucioneve të tjera dhe sidomos bashkëpunimit mes tyre. 
Është folur gjithashtu në këtë takim mbi ristrukturimin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit për të ofruar më shumë siguri për qytetarët. Drejtori i Policisë Z. Altin Qato vërejti me kënaqësi përmirësimin e vlerësimit të qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit. Siç tha ai, puna e policisë nuk mund të matet me shifra dhe statistika, por me vlerësimin e qytetarëve. Z. Qato kërkoi më tepër bashkëpunim të komunitetit me policinë dhe në këtë drejtim vlerësoi iniciativën e Bashkisë së Elbasanit për të ofruar në çdo Njësi Administrative një zyrë për punonjësin e policisë. Në këtë mënyrë punonjësi i polisicë do të jetë më afër komunitetit. 
Diskutimet e mëtejshme u fokusuan në problemet e qarkullimit rrugor, kjo edhe për shkak të ndjeshmërisë së kësaj çështje, por Kryetari i Bashkisë kërkoi më tepër vëmendje dhe përkushtim, ndaj fenomenit të lëndëve narkotike në shkolla, sidomos në shkollat 9 vjeçare. 
Z. Sejdini tha se Bashkia e Elbasanit po punon për vendosjen e kamerave të sigurisë në të gjitha shkollat, qytet-fshat dhe këtë proces do ta përfundojë shumë shpejt, por gjithashtu kërkohet bashkëpunim më i ngushtë me mësuesit dhe prindërit. 
Në mbledhjen e radhës të Këshillit Vendor për Siguri Publike u bë edhe prezantimi i Planit të Veprimit të këtij këshilli nga përfaqësues të OJF “Tjetër Vizion”. 
Studimi synon rritjen e qëndrueshmërisë dhe performancës së Këshillit Vendor për Siguri Publike në Elbasan dhe përcjelljen e eksperiencës së tij edhe në bashkitë e tjera të qarkut. 
Plani i veprimit nuk do të jetë thjesht një dokument, por pas hartimit të draftit do të kërkohen edhe mënyra financimi për zbatimin e tij.

Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ