Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Zhvillohet Konferenca Rajonale në kuadër të projektit të Qëndrueshmërisë Sociale dhe Angazhimit Qytetar.

Kategorite

Filtro:

Zhvillohet Konferenca Rajonale në kuadër të projektit të Qëndrueshmërisë Sociale dhe Angazhimit Qytetar.

​​Rreth 80 përfaqësues të qeverisjeve vendore të vendeve të ndryshme, përfaqësues të shoqatave, shoqërisë civile dhe biznesit kanë marrë pjesë në Konferencën Rajonale në kuadër të projektit të Qëndrueshmërisë Sociale dhe Angazhimit Qytetar nën programin e Partneritetit Urban II, të Bankës Botërore që u zhvillua në Kroaci.

Përfaqësuesit e 7 vendeve të Europës Juglindore patën mundësi të njihen me eksperiencat dhe praktikat e mira përsa i përket përfshirjes së qytetarëve dhe çështjeve sociale. Përfaqësuesit e qeverisjes vendore në këtë konferencë patën mundësinë të ndajnë vizionet e qyteteve të tyre dhe t ndërthyrinj strategjitë për të qenë më transparent dhe më të përgjegjshëm para qytetarëve.

Në këtë konferencë Bashkia e Elbasanit u prezantua nga nënkryetari Klevis Xhoxhi i cili u shpreh "Bashkia e Elbasanit ndjen nevojën t'u përgjigjet sfidave të shumta kontekstuale pas miratimit të Reformës Administrativo Territoriale dhe procesit të demokratizimit dhe decentralizimit në Shqipëri në kuadër të integrimit në BE.

Bashkia e Elbasanit ka një kuptim të qartë të sfidave me të cilat përballet pas kësaj reforme dhe i përgjigjet, jo vetem duke zbatuar detyrimet e shumta ligjore, por duke ankoruar edhe praktikat më të mira botërore si pjesë e praktikës institucionale. Kështu e asistuar nga CO-Plan dhe me mbështetjen e Bankës Botërore, Bashkia Elbasan kaloi të njëjtin proces diagnostikimi dhe vlerësimi të llogaridhënies, përgjegjshmërisë administrative dhe nivelit të pjesëmarrjes qytetare në hartimin e politikave lokale dhe vendimmarrjes, si të gjithë qytetet e tjera të rajonit, të përfshira në këtë projekt.

I gjithë procesi përfundoi me një Plan Veprimi me qëllime specifike të cilat janë:

-    Rritja e transparencës në vendimmarrje

-    Rritja e njohurive dhe ndërgjegjësimi mbi llogaridhënien sociale të aktorëve vendor ku përfshihet shoqëria civile, zyrtarët qeveritarë, banorët dhe grupet e margjinalizuara

-    Forcimi i integritetit në ofrimin e shërbimeve publike duke rritur kërkesën për qeverisje të mirë, llogaridhënie sociale dhe rritje të angazhimit qytetar, e parë kjo edhe në një perspektivë rajonale

-    Rritja e nivelit të demokratizimit në qeverisjen vendore."

Edhe në këtë konferencë rajonale u theksua fakti se Bashkia e Elbasnait do të ketë gjithmonë prioritet lehtësimin dhe aksesin sa më të gjerë të qytetarëve në punën e saj të përditshme dhe jo vetëm, por për t'i pasur pjesë integrale dhe të qenësishme të vendimmarrjes dhe kjo të përkthehet në ofrimin e shërbimeve cilësore e të shpejta tek çdo qytetar.

 

Eventet

<qershor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ