Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Vogëlushët 3 vjeçarë bëhen gati për kopësht. Bashkia Elbasan: Siguria e fëmijëve përparësi e jona.

Kategorite

Filtro:

Vogëlushët 3 vjeçarë bëhen gati për kopësht. Bashkia Elbasan: Siguria e fëmijëve përparësi e jona.

"Të dashur vogëlushë, Ju u rritët tani! Sapo keni mbushur 3 vjeç dhe kopshtet kanë hapur dyert për Ju. Tashmë Ju nuk do të jeni vetëm pjesë e familjes tuaj të dashur, por pjesë e shoqërisë tonë, pjesë e arsimit tonë parashkollor dhe e ardhmja e bukur e këtij qyteti.

Dyert e kopshteve do të happen për Ju në 11 Shtator për t'ju ndihmuar të hidhni hapat e parë në rrugën e dijes, hapat e parë në krijimin e personalitetit tuaj"

Për t'ju përshtatur nevojave dhe mundësive të prindërve në Elbasan funksionojnë 16 kopshte, 8 prej të cilëve me drekë.

Përparësia jonë është krijimi i kushteve komode dhe të sigurta me hapësira vepruese dhe krijuese për çdo fëmijë, por mbi të gjitha marrja e masave që asnjë fëmijë të mos jetë pre e asnjë lloj abuzimi apo dhune.

Për të evituar çdo mundësi të tillë, Bashkia e Elbasanit është kujdesur që në çdo kopësht, veç stafit educator, të jetë i pranishëm edhe një punonjës social. Detyra e punonjësit social është të vëzhgojë dhe të promovojë të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtjen kundër çdo cënimi duke mbajtur parasysh ndjenjat dhe nevojat e secilit prej tyre.

Në këtë drejtim, për ne është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i prindërve.

Të nderuar prindër, për çdo rast të dyshuar apo për çdo shqetësim të fëmijës tuaj Ju lutem drejtohuni në Drejtorinë e Arsimit dhe Edukimit, pranë Bashkisë së Elbasanit.

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ