Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kënd sportiv modern në kopshtin nr.9

Kategorite

Filtro:

Kënd sportiv modern në kopshtin nr.9

Bashkia e Elbasanit së bashku me “Fondacionin Lorik Cana 5” dhe Federatën Shqiptare të Futbollit më në fund arritëm të ndërtojnë një kënd sportiv konform të gjitha standardeve në kopshtin nr. 9 në Elbasan. 
Me ndihmën edhe të deputetëve të Elbasanit, menjëherë pas Shkodrës, Fondacioni Lorik Cana vendosi ta shtrijë këtë eksperiencë edhe në Elbasan. 
Këndi i ri sportiv nuk do t’u shërbejë vetëm fëmijëve të kopshtit nr.9, por edhe fëmijëve me aftësi ndryshe, duke i ndihmuar të aftësohen fizikisht. 
Federata Shqiptare e Futbollit me specialistët e saj do të bëjnë të mundur trajnimin e edukatorëve, në mënyrë që ky kënd sportiv të mos jetë një kënd loje spontane, por edhe profesionale. 
Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini i shoqëruar nga ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Lorik Cana, Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, Prefekti Gledian Llatja, Deputetja Evis Kushi etj. inauguruan këndin sportiv ndërsa theksuan rëndësinë e një jete të shëndetshme me aktivitete sportive për çdo fëmijë. 
Në fjalën e tij kryebashkiaku Sejdini falenderoi Canën dhe FSHF që zgjodhën Elbasanin për këtë projekt. 
Ndërkohë, ish kapiteni Lorik Cana, në fjalën e tij theksoi se bashkëpunimi i mirë me Bashkinë e Elbasanit bëri që ky investim të kryhej sa më shpejt.

Eventet

<maj 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930
1
e mërkurë, maj 1, 2019
2345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
34
5
e mërkurë, qershor 5, 2019
6789

Se shpejti


Buletini Informativ