Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Një kopësht i ri për 45 vogëlushë në fshatin Hajdaran.

Kategorite

Filtro:

Një kopësht i ri për 45 vogëlushë në fshatin Hajdaran.

​45 vogëlushë të arsimit parashkollor në fshatin Hajdaran, Njësia Administrative Shushicë, tashmë kanë një ambient të ri dhe shumë të bukur për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

Kopshti i ri, plotëson të gjitha kushtet për një proces mësimor normal, por edhe për zhvillimin e lojërave dhe veprimtarive të tjera zhvillimore që përfshin arsimi parashkollor.

Prej 10 vitesh kopshti i fëmijëve në fshatin Hajdaran, ishte sistemuar në një ambient privat, i cili nuk ofronte kushtet e duhura për vogëlushët që ndjekin arsimin parashkollor.

Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini pa nga afër punën e bërë në këtë kopësht duke premtuar investime të tjera në të gjitha objektet e arsimit.

Për Bashkinë e Elbasanit edukimi i brezit të ri, i cili fillon që në kopësht, është shumë i rëndësishëm ndaj po punohet fort që të garantohen të gjitha kushtet për një proces normal.

Një punë e madhe është bërë në kopshtet e qytetit, punë e cila tashmë është e fokusuar në abjektet shkollore në Njësitë Administrative.

Ky nuk është i vetmi investim i Bashkisë, pas rikonstruksionit model të shkollës "Qamil Guranjaku", po me të njëjtat kushte janë rikonstruktuar shkollat e fshatrave Zavalinë, Benë, Papërr etj. Po ashtu rikonstruksion total po pëson edhe shkolla "Ali Agjahu", punimet e së cilës pritet të përfundojnë së shpejti.

Një projekt transformues është edhe ai për shkollën "Jorgji Dilo" e cila pritet të financohet shumë shpejt dhe të nisë puna për rikonstruksionin.

Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini tha se shumë punë mbetet ende për t'u bërë, por ai theksoi, se me të tilla ritme, së shpejti nuk do të ketë më objekte shkollore të parikonstruktuara. 

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ