Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Ripërtërihet Krasta me 300 pemë të reja, aksioni do të vazhdojë.

Kategorite

Filtro:

Ripërtërihet Krasta me 300 pemë të reja, aksioni do të vazhdojë.

Bashkia e Elbasanit ka vendosur të ripërtërijë Krastën pas djegies së kësaj vere e cila shkaktoi dëme të konsiderueshme. Me iniciativën e administratës së bashkisë janë blerë 300 fidanë të rinj pishe të cilat janë mbjellë sot në Ditën Botërore të Mbjelljes së Pemëve.

Thirrjes së Bashkisë ju bashkuan edhe qytetarë, nxënës shkollash dhe organizata të ndryshme të cilat kanë kontribuar për mbjelljen e fidanëve.

Mbjellja e pemëve nuk do të ndalet vetëm në këtë ditë simb olike, por do të vijojë për të shtuar gjelbërimin në qytet dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit që të gjithë thithim çdo ditë.

Pas përfundimit të Krastës, mbjellja e pemëve do të vijojë nëpër lagje, në lulishte dhe në anët e rrugëve.

Bashkia e Elbasanit ka në vëmendje të veçantë cilësinë e ajrit, për shkak të ndikimit që ai ka në shëndetin e qytetarëve.

Edhe investimi më i fundit për monitorimin e cilësisë së ajrit kudo në qytet ka për qëllim marrjen e masave të menjëhershme në rastet kur ka ndotje.

Për të rritur sensibilizimin e qytetarëve për rëndësinë e gjelbërimit, janë miratuar lehtësira fiskale për të gjitha ato subjekte që japin kontributin e tyre për shtimin e hapësirave të gjelbra.

Mbjellja e pemëve do të vijojë edhe në ditët në vijim. Bashkohu edhe ti me ne. Mbill pemën tënde. 

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910
11121314151617
18192021222324
25
e hënë, dhjetor 25, 2017
2627282930
31
e diel, dhjetor 31, 2017
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ