Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Referendumi vendor, një mundësi më shumë për pjesëmarrjen e grave e vajzave në vendimmarrjen direkte.

Kategorite

Filtro:

Referendumi vendor, një mundësi më shumë për pjesëmarrjen e grave e vajzave në vendimmarrjen direkte.

Në zbatim të angazhimit për të mbështetur komunitetin për pjesëmarrje sa më të madhe dhe sa më efektive në vendimmarrjen lokale, në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve (INSIZ), në mjediset e bashkisë, u zhvillua seminari "Referendumi vendor – një mundësi më shumë për pjesëmarrjen e grave e vajzave në vendimmarrjen direkte". Në seminar u trajtuan dy aspektet kryesore që kushtëzojnë dhe bëjnë të mundur realizimin e një referendumi vendor – legjislacioni dhe qasja e komunitetit ndaj kësaj mundësie.

Me pjesëmarrëset bashkëbisedoi Prof.Dr. Kristaq Kume, Drejtor ekzekutiv i INSIZ.

Në seminar u trajtuan aspekte të ndryshme të legjislacionit aktual, duke theksuar faktin se ky legjislacion, me shumë se sa e mbështet, e vështirëson realizimin e një inisiative referendare vendore. U diskutua dhe u shkëmbyen mendime për rregullimet e nevojshme ligjore dhe për punën që duhet të bëhet për edukimin dhe sensibilizimin e komunitetit, në përgjithësi dhe grave e vajzave në veçanti për të nxitur dhe konkretizuar inicitiva referendare lokale.

Pjesëmarrëset në seminar u shprehen për vlerën që ka referendumi vendor si mundësi për të vendosur ato vetë se si duhet të zgjidhet një problem shqetësues për komunitetin e tyre. Pjesëmarrëset u dakordësuan se është koha që, të gjithë të reflektojmë ndaj kësaj mundësie që ofron shoqëria demokratike, është koha që çdo njëra të mendojë se çfarë mund të bëhet dhe në çfarë rruge duhet të ecet, për të konkretizuar një iniciativë referendare në Bashkinë e Elbasanit.

Seminari është pjesë e aktiviteteve që INSIZ po zhvillon në bashkinë Elbasan, me mbështetjen e Programit Lëviz Albania.

Eventet

<dhjetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910
11121314151617
18192021222324
25
e hënë, dhjetor 25, 2017
2627282930
31
e diel, dhjetor 31, 2017
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ