Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > 10 vjet pas zbulimit, dritë jeshile për Bazilikën e Bezistanit

Kategorite

Filtro:

10 vjet pas zbulimit, dritë jeshile për Bazilikën e Bezistanit

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini së bashku me Ministren e Kulturës, Znj. Mirela Kumbaro inspektuan objektet social kulturore dhe ato historike në kuadër të programeve të integruara të turizmit.

Diskutimet e nisura në zyrën e Kryetarit të Bashkisë u konkretizuan në terren duke bërë një vlerësim të punës së deritanishme dhe mbi të gjitha asaj që duhet të bëhet në vazhdim.
“Do të fillojmë nga Bazilika e Bezistanit në qendër të qytetit për të vijuar më pas me rikonstruksionin e teatrit “Skampa”.
Gjithashtu do të ndërhyhet për t’u bërë i vizitueshëm dhe atraksion stacioni Ad Quintum në Bradashesh dhe ndërhyrjet e nevojshme në kishën e Shelcanit, së bashku me infrastrukturën e nevojshme rrugore” u shpreh Sejdini.
Me këmbënguljen e vazhdueshme të Kryetarit të Bashkisë duket se tashmë 10 vjet pas zbulimit, Bazilika e Bezistanit do të jetë e aksesueshme dhe një potencial turistike me vlera të mëdha.
Sipas Ministres së Kulturës, Elbasani ka nevojë për promovim, por edhe për vënien në dukje të potenciale turistike të jashtëzakonshme, sic është Bazilika e Bezistanit në qendër të qytetit.
“Synimi i përbashkët edhe i qeverisë dhe i Bashkisë së Elbasanit është zgjerimi i ofertës turistike me potenciale që Elbasani i ka, por që Elbasani ka nevojë për promovim dhe vënien në dukje sidomos për një objekt, sic është ky i bazilikës në qendër të qytetit ku gërrmimet e filluara vite më përpara janë ndalur dhe ne jemi sot për të konkluduar projektin e përbashkët midis Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë, jo vetëm për të përfunduar gërrmimet në mozaik, por për të ndërtuar edhe një projekt rikualifikimi të kësaj bazilike, me ndricim, por edhe për ta mbrojtur atë” tha Kumbaro.
Bashkia e Elbasanit dhe Ministria e Kulturës synojnë që brenda qytetit të Elbasanit të zgjerohet harta turitike dhe të shkohet përtej qytetit, me projektin për Via Egnatia me restaurimin e plotë të Ad Quintum.
Gjithashtu Bashkia e Elbasanit dhe Ministria e Kulturës do të bashkëpunojnë për një objekt tjetër kulturor shumë të rëndësishëm, sic është teatri i Elbasanit, i cili edhe pse u rikonstruktua pas djegies ka nevojë për ndërhyrje për ta sjellë në standarde fizike, por edhe estetike të cilat qyteti tashmë i ka krijuar.

 
 
 

Eventet

<dhjetor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2627
28
e mërkurë, nëntor 28, 2018
29
e enjte, nëntor 29, 2018
3012
345679
10111213141516
17181920212223
242627282930
31
e hënë, dhjetor 31, 2018
123456

Se shpejti


Buletini Informativ