Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Sejdini takim me të rinjtë në gjimnazin “11 Dëshmorët”, në Labinot Katund.

Kategorite

Filtro:

Sejdini takim me të rinjtë në gjimnazin “11 Dëshmorët”, në Labinot Katund.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me nxënësit e shkollës së mesmë të bashkuar “11 Dëshmorët” në Labinot Katund. 
Në fjalën e tij hyrëse, Kryetari i Bashkisë u tha të rinjve se jo pa qëllim zgjodhi shkollën e tyre. Për shkak të fillimeve të tij si mësues në këtë shkollë, Z. Sejdini ende kujton me nostalgji atë kohë dhe padyshim miqësinë që ende ruan me familjet e Labinotit Mal. 
Të rinjtë zhvilluan pyetje të ndryshme duke filluar që nga jeta e personale e Z. Sejdini e deri tek sfidat e një Kryetari Bashkie, pyetje që u mirëpritën dhe morën përgjigje nga kryebashkiaku. 
Z. Sejdini u bëri apel të rinjve të punojnë fort për të arritur ëndrrat e tyre pasi vetëm me punë dhe dije mund të ecin përpara në jetë. 
Në lidhje me sfidat e mëdha që është përballur dhe duhet të përballet, Sejdini vuri në dukje se ka realizuar angazhime madhore siç ishte largimi i fushës së mbetjeve urbane. Nuk ishte një premtim, tha Sejdini, por një përpjekje 10 vjeçare për të shpërtuar jetën e qytetarëve dhe fatmirësisht ja arritëm. 
Kryetari i Bashkisë vuri në dukje edhe të tjera detyrime të mëdha që ka Bashkia e Elbasanit, tashmë që edhe territori i saj është zmadhuar, siç janë furnizimi me 24 orë ujë në qytet e fshat, sistemimi dhe zhvillimi i të gjithë fshatrave të cilët për vite me radhë janë lënë në harresë. 
Fshatrat, nënvizoi Sejdini, në këto 2 vite kanë parë investime më shumë se 27 vite të marra së bashku.
Përpara nxënësve, Sejdini premtoi rikonstruksion sa më të shpejtë të shkollës së tyre dhe garantimin që një zonë e tillë arsimdashëse, si Labinoti të ecë përpara.

Eventet

<gusht 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ