Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Rruga Funar-Tiranë, prioritet i bashkisë.

Kategorite

Filtro:

Rruga Funar-Tiranë, prioritet i bashkisë.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini së bashku me Kryetarin e Grupit Parlamentar Taulant Balla, Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhe zyrtarë të tjerë ishin në llogaridhënien e radhës e cila u zhvillua në Njësinë Administrative Funar.
Zona e Funarit njihet si një nga perlat e paprekura të Elbasanit për shkak të peisazhit të mrekullueshëm që ofron në një distancë jo më larg se 25 km nga Tirana dhe 20 km nga Elbasani. Zona ka të gjitha mundësitë për t’u zhvilluar në drejtim të agroturizmit, por mungesa e infrastrukturës ka bërë që ajo të njihet shumë pak.
Sejdini dhe Balla e cilësuan detyrë të tyre parësore rrugën Funar-Tiranë që do të sjellë zhvillimin e kësaj zone.
“Është një zonë që me pak punë kthehet në një atraksion shumë të rëndësishëm turistik, e për pasojë rriten të ardhurat e banorëve të Funarit.
Detyra jonë kryesore, së bashku me Z. Sejdini është rruga që lidh Funarin me Tiranën sepse do të sjellë zhvillim” vuri në dukje Balla.
“Kam shumë kohë që e kërkoj rrugën nga Funari në drejtim të Tiranës. Është e vetmja mundësi, e studiuar që mund t’i japë zhvillim zonës së Funarit. E keni vënë re që nne kemi nisur promovimin e kësaj zone me të gjitha mundësitë që këmi. 
Funari së bashku me Gjinarin, Qerretin, Llixhën, Byshekun janë zona të cilat ne kërkojmë t’i zhvillojmë me këmbëngulje, por pa rrugë nuk mund të ketë zhvillim. 
Së bashku me qeverinë unë jam i bindur që ne do ta realizojmëpremtimin për ndërtimin e kësaj rruge.”
Sejdini foli më tej për punën që është bërë me kanalet vaditëse dhe tashmë është dyfishuar sipërfaqja e vaditur. Po ashtu Kryetari i Bashkisë garantoi përfundimin shumë shpejt të procesit të azhornimit të tokave. 
I pranishëm në këtë takim, jo pa qëllim, ishte Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Z. Shemsi Premçi, kjo për shkak sepse disa fshatra të Funarit janë prekur nga erozioni.
Balla garantoi se asnjë banor i prekur nga rrëshkitjet e tokës nuk do të mbetet pa marrë dëmshpërblimin brenda këtij viti, ndërkohë që Z. Premçi renditi edhe shkaqet që kanë çuar në rrëshkitje masive të tokës:
“Angazhimi që unë dhe Kryetari i Bashkisë kemi dhënë është që brenda këtij viti nuk do të ketë asnjë familje në Funar që nuk do të marrë dëmshpërblimin e mbetur, apo ato që janë aplikime të reja, përsa i përket dëmtimeve të shtëpive” tha Balla.
Sipas Premçit, “Erozioni ka ardhur për shkak të mos investimeve në disa drejtime për 30 vite, sidomos për ndërtimin e pritave malore, të cilat jo vetëm nuk janë shtuar dhe nuk janë përmirësuar, por janë rrënuar.
Ne dimë tashmë se në disa zona disa firma ndërtimore keqshfrytëzojnë basenet e lumenjve për marrjen e inerteve dhe po ashtu ata që mirëmbajnë rrugët nuk pastrojnë kanalet e sipërme të tyre që bëhen shkak për rrëshkitje.”
Ministrja e Shëndetësisë e pranishme në këtë llogaridhënie me banorët e Funarit vuri në dukje kushtet e shëndetësisë shqiptare para disa vitesh, gjendjen e sotme dhe disa nga objektivat, sidomos për Elbasanin:
“Dua të ndalem për çfarë ne kemi bërë për sistemin shëndetësor në Elbasan dhe në Shqipëri.
Do të jenë 7 qendra shëndetësore dhe ambulanca që do të jenë pjesë e projektit për t’i rehabilituar këtë vit në kuadër të 80 qendrave që do të rehabilitohen në të gjithë vendin.
A është shumë? Patjetër që nuk është shumë, por në kuadër të 300 qendrave në 4 vite, akoma më shumë do të bëjmë për Elbasanin.”
Banorët e Funarit vlerësuan punën e bërë nga Bashkia e Elbasanit dhe veçanërisht kryetari Sejdini duke shtuar gjithashtu se asnjëherë më parë e gjithë qeveria nuk kishte shkuar në Funar.
Më tej banorëve ju sugjerua të nisin krijimin e infrastrukturës së nevojshme familjare për pritjen e vizitorëve pasi zona e Funarit do të marrë zhvillim të padiskutueshëm në drejtim të agroturizmit. Përshtatja e shtëpive në bujtina mikpritëse do ta bëjë Funarin destinacionin më të afërt dhe më të bukur të Tiranës dhe Elbasanit.

Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ