Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Sejdini i kërkon Manastirliut shërbimin e kimioterapisë në Elbasan

Kategorite

Filtro:

Sejdini i kërkon Manastirliut shërbimin e kimioterapisë në Elbasan

​Kryetari i Bashkisë priti në një takim pune në zyrën e tij Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me të cilën diskutoi rreth kërkesave dhe nevojave që kanë qytetarët e Elbasanit përsa i përket shërbimit shëndetësor.

Kryetari i Bashkisë kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë më tepër vëmendje për Elbasanin, ai shprehu shqetësimin e tij se fshatra të largët nuk kanë mjekë dhe infermierë.

Z. Sejdini gjithashtu, duke përcjellë shqetësimin e qytetarëve, kërkoi rikonstruksionin e godinës së spitalit pediatrik ose zhvendosjen e këtij reparti në një godinë të përshtatshme që të garantojë të gjitha kushtet për një shërbim shëndetësor normal.

Sejdini dhe Manastirliu diskutuan edhe për domosdoshmërinë që në Elbasan të ofrohet shërbimi i kimioterapisë, kjo edhe për shkak të numrit të konsiderueshëm të të prekurve nga tumore të ndryshme.

Znj. Manastirliu garantoi Kryetarin e Bashkisë për një sërë investimesh që së shpejti do të nisin në spitalin e Elbasanit ku të vend të konsiderueshëm zënë aparaturat.

Së shpejti, sipas Manastirliut, rezonanca magnetike do të ofrohet edhe në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërkohë që edhe shqetësimi për spitalin Pediatrik do të gjejë një zgjidhje të shpejtë.

Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi Bashkinë e Elbasanit, si një nga bashkitë avangardë përsa u përket shërbimeve sociale dhe, sipas saj, problemet me ndihmën ekonomike, në këtë bashki nuk janë ndjerë, për shkak të stafit të specializuar, i cili nuk gabon në plotësimin e formularëve.

Ministrja vuri në dukje se në ato zona ku ka pasur skualifikime të mëdha të përfituesve të ndihmës ekonomike, problem kryesor është plotësimi i formularit gabim nga punonjësit.

Të pranishëm në takim kanë qenë deputetët e Elbasanit, prefekti i Qarkut, Kryetari i këshillit të Qarkut etj, të cilët gjithashtu shprehën nevojat e komunitetit përsa I përket shërbimit shëndetësor.

 

Kryetari i Bashkisë priti në një takim pune në zyrën e tij Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me të cilën diskutoi rreth kërkesave dhe nevojave që kanë qytetarët e Elbasanit përsa i përket shërbimit shëndetësor.

Kryetari i Bashkisë kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë më tepër vëmendje për Elbasanin

Eventet

<shtator 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ