Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Sejdini pret në një takim ministrin maqedonas Ramiz Merko.

Kategorite

Filtro:

Sejdini pret në një takim ministrin maqedonas Ramiz Merko.

​Kryetari i Bashkisë së Elbasanit priti në zyrën e tij Ministrin për Investime të huaja në Maqedoni, njëkohësisht kandidat për kryetar bashkie i Strugës, Z. Ramiz Merko.

Më shumë në cilësinë e një kryetari të ardhshëm bashkie, biseda mes dy zyrtarëve është përqëndruar në bashkëpunimin mes dy qyteteve dhe shkëmbimin e eksperiencave.

Z. Merko shfaqi interes përsa i përket menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane në qytetin e Elbasanit. Ai tha se ky është një problem i madh në Maqedoni ndërsa eksperienca e Elbasanit në këtë drejtim është shumë e vyer.

Po ashtu u diskutua mundësia e bashkëpunimit përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm të qyteteve respective.

Sejdini shtoi se Bashkia e Elbasanit dhe ajo e Strugës, kanë shumë të përbashkëta edhe përsa i përket kulturave, gjë që u pa me shumë interes për  bashkëpunime të mëtejshme. 

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ