Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > "Drejt një arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët në moshë parashkollore në Shqipëri".

Kategorite

Filtro:

"Drejt një arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët në moshë parashkollore në Shqipëri".

​Është nënshkruar marrëveshja për zbatimin e projektit "Drejt një arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët në moshë parashkollore në Shqipëri". Projekti i financuar nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim, do të zbatohet nga Save the Children me partner Bashkinë e Elbasanit dhe MEDPAK. Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Klevis Xhoxhi duke falenderuar që u përzgjodh Elbasani për zbatimin e ketij projekti vuri theksin se mbështetja e mësimdhënies për zhvillimin e fëmijëve parashkollor është padyshim e nevojshme.

Puna do të ndërtohet mbi tre aspekte ku objektivat janë përmirësimi dhe sigurimi i aksesit në arsimin e hershëm për të gjithë fëmijët nga grupet vulnerable, përmes indentifikimit të hershëm të problematikave.

Projekti u nënshkrua në 20 Nëntor në Ditën Botërore të të Drejtave të Fëmijëve.

Projekti bazat i ka tek e tashmja, por vizionin e ka të fiksuar tek e ardhmja.

Eventet

<tetor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ