Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kontroll subjekteve që gjenerojnë mbetje spitalore, vajore dhe hidrokarbure, mbetje inerte, shtazore etj.

Kategorite

Filtro:

Kontroll subjekteve që gjenerojnë mbetje spitalore, vajore dhe hidrokarbure, mbetje inerte, shtazore etj.

​​Këto qese të mbushura me mbetje shtazore janë konstatuar nga Inspektoriati i Mjedisit, të hedhura në kontenierët e grumbullimit të mbetjeve urbane në rrugën "Thoma Kalefi" nga një subjekt i tregtimit të mishit aty pranë.

Ndaj subjektit në fjalë u morën masa, praktikë e cila do të ndiqet me çdo subjekt i cili nuk respekton ligjin dhe normat mjedisore.

Nisur nga raste të tilla, duke filluar që nga data 15 Shtator dhe deri në 15 Dhjetor të këtij viti, Inspektoriati i Mjedisit, pranë Bashkisë së Elbasanit në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale të Mjedisit do të nisë një aksion ndaj të gjitha subjekteve që gjenerojnë mbetje spitalore, vajore dhe hidrokarbure, mbetje inerte dhe shtazore etj.

Kundrejt çdo subjekti, i cili do të rezultojë kundravajtës, do të merren masa sipas vendimit nr.34 të Këshillit Bashkiak.

Bashkia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e çdo subjekti për të respektuar mjedisin. Mbetjet spitalore, hidrokarbure dhe ato shtazore mund të bëhen shkak për epidemi dhe paraqesin rrezikshmëri për shëndetin e qytetarëve.

Po ashtu, çdo qytetar i cili vëren mbetje të tilla në kontenierët e mbetjeve urbane apo në vende të tjera, është i lutur të kontaktojë Bashkinë e Elbasanit apo institucionet e tjera përgjegjëse. 

Eventet

<shtator 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ