Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Ndotja në ish Kombinatin Metalurgjik e patolerueshme, Sejdini thirrje Ministrit të Mjedisit

Kategorite

Filtro:

Ndotja në ish Kombinatin Metalurgjik e patolerueshme, Sejdini thirrje Ministrit të Mjedisit

Uzinat e Kromit dhe Rafineria e Naftës në Elbasan janë gjetur në befasi sot nga Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini, Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla dhe deputetët Evis Kushi dhe Arben Kamami.
Z. Sejdini ftoi Ministrin e Mjedisit Klosi të shohë nga afër situatën në zonën e ish Kombinatit Metalurgjik duke shtuar se ajri i qytetarëve nuk mund të ketë afate 1 apo 2 vjeçare, kjo sipas tij, është e patolerueshme:
“Unë i drejtohem Ministrit Klosi të vijë vetë të shohë gjendjen dhe ndotjen që e ka jo vetëm zona rrotull, por po aq të ndotura janë ujërat nëntokësore dhe mbitokësore.
Në emër edhe të Këshillit Bashkiak i drejtohem Ministrit të marrë masa për heqjen e licensës të gjithë atyre firmave që nuk plotësojnë kushtet dhe standardet kombëtare e ndërkombëtare.”
Në fakt edhe deputeti Balla prej kohësh i kishte kërkuar Inspektoriatit të Mjedisit Elbasan marrjen e masave për ndotjen që shkaktojnë këto uzina:
“I kërkojmë Ministrit të Mjedisit Blendi Klosi, por edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Mjedisit marrjen e masave emergjente. Nuk mund të tolerohet 1 vit afat për të vënë në punë pluhurkapëset.
Duhet të jetë e kundërta, të vendosen pluhur kapëset pastaj të fillojë puna. Në këtë drejtim ne do të jemi armiqtë tuaj kryesorë, nëse nuk respektoni mjedisin, si deputetë të Elbasanit dhe do të jemi mbështetësit tuaj më të mëdhënj, nëse respektoni rregullat.”
Deputetja Evis Kushi theksoi se vizioni i Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë së Elbasanit është ai që u provua me fushën e mbetjeve urbane, e cila ka qenë plaga më e madhe e Elbasanit:
“Elbasani ka një të kaluar shumë të trishtuar duke filluar që me ish Kombinatin Metalurgjik dhe më pas me fushën e vjetër që ne e treguam se cili ishte vizioni ynë. Vizioni ynë ishte që kjo fushë e mbetjeve sot është një park i gjelbëruar dhe ndërkohë kemi ndërtuar një impiant të standardeve europiane përsa i takon përpunimit të mbetjeve dhe me këtë standard ne nuk mund të lejojmë asnjë sipërmarrje që të cënojë cilësinë e ajrit në kurriz të shëndetit të qytetarëve.”
Elbasani e ka vuajtur ndotjen në të kaluarën për shkak të Metalurgjikut, por sot kur bëhemi gati të hapim negociata me BE, kjo lloj teknologjie nuk mund të ekzistojë më dhe nuk do të tolerohet.

Eventet

<gusht 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ