Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Njoftim mbi taksapaguesit

Kategorite

Filtro:

Njoftim mbi taksapaguesit

​TË NDERUAR TATIMPAGUES! 

Bashkia Elbasan, në zbatim të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 "Për Vetëqeverisjen Vendore", ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave e tarifave vendore", i ndryshuar, Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 129, datë 20.11.2017 "Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Elbasan për vitin 2018", si dhe Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 84, datë 21.06.2018 "Për disa ndryshime në V.K.B., nr. 129, datë 20.11.2017 "Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Elbasan për vitin 2018", Ju njofton se afati i fundit për pagesën e taksës së pasurisë së paluajtshme "ndërtesë" është data 30.09.2018. 

Pas kalimit të këtij afati do të aplikohen  masat shtrënguese të parashikuara në kreun XI të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar:

  1. Urdhër bllokimi i llogarive bankare;
  2. Sigurimi i detyrimit tatimor, nëpërmjet barrës hipotekore dhe barrës siguruese;
  3. Sekuestrimi i pasurisë së siguruar;
  4. Shitja e pasurisë së sekuestruar. 

Për çdo paqartësi, lutemi të drejtoheni pranë zyrave të Drejtorisë së Tatimeve, Tarifave Vendore dhe Mbledhjes së të Ardhurave.                                

 Ju faleminderit!                                                                                             

​  Adresa: Bashkia Elbasan, Rr. "Q.Stafa", Tel. +355 54  400152, e-mail bashkiaelbasan@elbasani.gov.al  web:www.elbasani.gov.al 

Eventet

<tetor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234

Se shpejti


Buletini Informativ