Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Njoftim

Kategorite

Filtro:

Njoftim

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA ELBASAN

DREJTORIA PËRGJITHSHME E TERRITORIT URBAN

 

NJOFTIM

 

Njoftohen të gjithë subjektet  juridike, që deshirojnë të kryejnë aktivitet në fushën e transportit rrethqytetës të udhëtarëve, se Bashkia bazuar në udhëzimin MTI Nr. 5627, datë 18.11.2016 "Pёr përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licencave dhe çertifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit", do të hapë konkursin për përzgjedhjen me konkurs të hapur subjektin e transportit që kërkon të operojë në linjën Elbasan – Griqan i Sipërm – Elbasan. Afati për dorëzimin e kërkesave është data 26.10.2017, datë kur do të zhvillohet edhe konkursi për përzgjedhjen.

Për çdo sqarim të mëtejshëm lidhur me dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet, kontaktoni me sektorin e transportit pranë Bashkisë Elbasan, ku do të gjeni shërbimin e nevojshëm.

 

BASHKIA ELBASAN

Eventet

<prill 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2627282930311
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30123456

Se shpejti

Postimet me te fundit


Buletini Informativ