Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Njoftim

Kategorite

Filtro:

Njoftim

TË NDERUAR TATIMPAGUES!

Bashkia Elbasan, në zbatim të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 "Për Vetëqeverisjen Vendore", ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 "Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, ligjit 9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave e tarifave vendore", i ndryshuar, si dhe Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.129, datë 20.11.2017 "Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Elbasan për vitin 2018", Ju njofton se afati i fundit për pagesën e taksave dhe tarifave vendore është data 31.07.2018.

Pas kalimit të këtij afati do të aplikohen masat shtrënguese të parashikuara në kreun XI të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar:

1. Urdhër bllokimi i llogarive bankare;

2. Sigurimi i detyrimit tatimor, nëpërmjet barrës hipotekore dhe barrës siguruese;

3. Sekuestrimi i pasurisë së siguruar;

4. Shitja e pasurisë së sekuestruar;

Për çdo paqartësi, lutemi të drejtoheni pranë zyrave të Drejtorisë së Tatimeve Tarifave Vendore dhe Mbledhjes së të Ardhurave.

Ju faleminderit!

Eventet

<nëntor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
192021222324
25
e diel, nëntor 25, 2018
2627
28
e mërkurë, nëntor 28, 2018
29
e enjte, nëntor 29, 2018
3012
345679

Se shpejti


Buletini Informativ