Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > NJOFTIM

Kategorite

Filtro:

NJOFTIM

TË NDERUAR TATIMPAGUES!

Bashkia Elbasan, në zbatim të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 "Për Vetëqeverisjen Vendore", ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave e tarifave vendore", i ndryshuar, si dhe Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 129, datë 20.11.2017 "Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Elbasan për vitin 2018", Ju njofton se afati për kryerjen e pagesës së taksave dhe tarifave vendore për vitin 2018 ka përfunduar.

Ndaj subjekteve debitore do të aplikohen masat shtrënguese të parashikuara në kreun XI të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar:

1. Urdhër bllokimi i llogarive bankare;

2. Sigurimi i detyrimit tatimor nëpërmjet barrës hipotekore dhe barrës siguruese;

3. Sekuestrimi i pasurisë së siguruar;

4. Shitja e pasurisë së sekuestruar;

Për çdo paqartësi, lutemi të drejtoheni pranë zyrave të Drejtorisë së Tatimeve Tarifave Vendore dhe Mbledhjes së të Ardhurave.

Ju faleminderit!

Eventet

<mars 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
25262728123
45678910
111213
14
e enjte, mars 14, 2019
151617
18192021
22
e premte, mars 22, 2019
2324
25262728293031
1234567

Se shpejti


Buletini Informativ