Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Njoftim

Kategorite

Filtro:

Njoftim

Bazuar në prioritet e Bashkisë për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane, për rritjen e performancës së shërbimit të pastrimit të qytetit; për ambiente dhe mjedise publike sa më të pastra si dhe për të minimizuar sa më shumë ndotjet në to,

Duke u mbështetur në Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr.34 datë 25.03.2016 "Për gjobat që do të aplikohen për dëmtimet e mjedisit, hapësirat e gjelbra dhe të rrjetit rrugor të Bashkisë Elbasan" konkretisht të pikës 3 të këtij Vendimi ku konsiderohet kundërvajtje administrative

"Zenia dhe bllokimi i rrugëve e trotuareve dhe ambienteve publike e kontenierëve të mbetjeve urbane"

Njoftohen të gjitha subjekte private, të cilat ushtrojnë aktivitet brenda sipërfaqeve urbane të qytetit të Elbasanit do t'i hedhin mbetjet e ngurta urbane në Vend – grumbullimet dhe kontenierët respektivë nga ora 20.00 deri 24.00 çdo ditë.

Të gjitha subjektet private të cilat tregtojnë prodhime me origjinë shtazore e peshku të cilat në përbërje të tyre kanë lëndë të ndryshme kimike dhe klasifikohen si mbetje të rrezikshme, të mos i hedhin ne kontenieret e mbetjeve urbane publike.

Ato të grumbullohen pranë subjekteve të tyre dhe pastaj të transportohen e të groposen në vendet e caktuara sipas legjislacionit në fuqi.

Eventet

<shtator 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ