Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Pagesa dhe fshirja e detyrimeve tatimore

Kategorite

Filtro:

Pagesa dhe fshirja e detyrimeve tatimore

Të nderuar tatimpagues,

Në mbështetje të ligjit nr.33/2017 "Per pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe proçedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore" dhe udhëzimit nr.14, datë 03.05.2017 në zbatim të tij, Bashkia Elbasan ju beë me dije se:

 

1.   Nga fshirja/shuarja e detyrimeve të parashikuara sipas këtij ligji nuk përfitojnë subjektet që kanë detyrime tatimore/doganore, të cilat janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, në kuptim të legjislacionit të fushës.

 

2.   Per subjektet përfitues fshihen/shuhen të gjitha detyrimet e papaguara, të përcaktuara sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, "Për sistemin e taksave vendore", të ndryshuar, që u përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë.

3.   Per subjektet përfitues fshihen/shuhen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të regjistruara në llogarinë e subjektit, me kushtin që, brenda datës 31.12.2017, të paguhet i plotë detyrimi për taksa e tarifat vendore të papaguara, që u përkasin periudhave tatimore janar 2011 - dhjetor 2014.

 

4.   Janë objekt i fshirjes/shuarjes gjithashtu, dhe gjithë detyrimet tatimore për subjektet persona fizikë ose juridikë që rezultojnë të çregjistruar në QKB me vendim gjykate apo që janë të çregjistruar në administratën tatimore deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

5.   Subjekti, i cili është në proces ankimi administrativ ose gjyqësor për detyrimet tatimore, i nënshtrohet këtij ligji (pra perfiton nga fshirja/shuarja e detyrimeve) nëse ai heq dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë/ankimit/rekursit në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit . Per kete ai paraqet pranë organit tatimor aktin e heqjes dorë nga procesi i  ankimit administrativ dhe bëhet pjesë e shqyrtimit të ligjit të faljes.

6.   E drejta e subjekteve që përfitojnë nga dispozitat e këtij ligji ushtrohet brenda datës 31.12.2017.

7.   Subjektet, për të cilat fshirja/shuarja e detyrimit aplikohet me kusht, nuk përfitojnë fshirje/shuarje të detyrimit nëse nuk përmbushin kushtet brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj.

8.   Subjektet, të cilat sipas një vendimi të administratave përkatëse nuk përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve , sipas këtij ligji, kanë të drejtë të ankohen në gjykatën administrative, sipas legjislacionit të fushës në fuqi.

9.   Për detyrimet tatimore që nuk përfitojnë nga falja sipas këtij ligji, procedurat e mbledhjes së detyrimeve vijojnë të kryhen sipas përcaktimeve në kreun XI "Mbledhja me forcë i detyrimit tatimor të papaguar" të ligjit nr. 9920 datë 19.5.2008 "Për procedurat tatimore në RSH", të ndryshuar.

 

Për çdo paqartësi lutemi të paraqiteni pranë zyrave të Agjencisë së Tatimeve, Tarifave Vendore dhe Mbledhjes së të Ardhurave pranë Bashkisë Elbasan.

Eventet

<nëntor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27
28
e martë, nëntor 28, 2017
29
e mërkurë, nëntor 29, 2017
30123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ