Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Festoni në Elbasan “Ditën e Verës”. Ju mirëpresim!

Kategorite

Filtro:

Festoni në Elbasan “Ditën e Verës”. Ju mirëpresim!

​​​​​Bashkia Elbasan ju fton të kalojmë së bashku festën tradicionale të "Ditës së Verës".

Shijoni ballokumet dhe njihuni me traditën e kësaj feste pagane në Elbasan. Më poshtë do të gjeni disa nga programet që do të organizohen.

Ju mirëpresim!

 Programi për festimet e "Ditës së Verës" 2017.

Datë 11 Mars 2017

Ora 10-12 "Panairi i parë i librit Elbasan" para sheshit të stadium "Elbasan Arena" nga shoqata 'Durana".

Datë 12 Mars 2017

Ora 10 Hapet "Panairi i Zejeve" në ambientet e Muzeut Etnografik.

Ora 10-19 Hapet "Panairi Tregtar" në Pallatin e Sportit "Tomorr Sinani.

Ora 18-20 Opera "Traviata" nga TOB.

Datë 13 Mars 2017

Ora 10 Shoqata "Art dhe Kritikë" prezantohet me piktura e muzikë tek lulishtja "K. Naska".

Ora 15-02 Koncert i Madh Festiv në Sheshin "Gensher"

Datë 14 Mars 2017

Ora 09-11 Gara e çiklistëve, më pas demonstrimet e klubit shumësportësh përgjatë bulevardit.

Ora 10-11:30 Parakalimi i karnavaleve të shkollave 9 vjeçare dhe demonstrimi i veprimtarive të shumëllojshme sportive.

Demonstrimi i veprimtarive sportive përgjatë shëtitores, nga sheshi "Gensher" deri tek sheshi i stadiumit. Do të prezantohen sporte të ndryshme si Karate, Xhodo, Pingpong, Alpinizëm etj.

Përpara teatrit "Skampa" valle popullore nga grupi "Art&Revolution Dance"

Tek sheshi "Kozma Naska", koncert nga qendra kulturore e fëmijëve dhe shkolla artistike "Onufri".

Ora 10:30-11:30 vazhdon koncerti i datës 14 Mars në sheshin "Gensher"

BASHKIA ELBASAN ju uron mirëseardhjen dhe festime të mbara.

​ 

Eventet

<gusht 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ