Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Nënshkruhet programi i bashkëpunimit mes Bashkisë Elbasan dhe Organizatave të Shoqërisë Civile.

Kategorite

Filtro:

Nënshkruhet programi i bashkëpunimit mes Bashkisë Elbasan dhe Organizatave të Shoqërisë Civile.

Bashkia e Elbasanit dhe Organizatat e Shoqërisë Civile që veprojnë në qytet nënshkruan sot programin e bashkëpunimit mes tyre, program i cili përfaqëson dokumentin e parë strategjik që mundëson bashkëpunimin ndërmjet dy sektorëve.

Programi i bashkëpunimit mes Bashkisë Elbasan dhe OSHC u mundësua nga Zyra për Shqipërinë e projektit të BE për Organizatat e Shoqërisë Civile dhe u hartua bashkarisht me përfshirjen ndëraktive të stafit të bashkisë dhe OSHC-ve.

Programi i nënshkruar tregon mbështetjen që pushteti vendor u jep organizatave të sektorit të tretë për përfshirjen në dialogun politik, transparencën,  luftën kundër korrupsionit, monitorimin e respektimin e të drejtave të njeriut dhe mirëqenies në nivel lokal.

Kryetari i Bashkisë Z. Sejdini tha se tashmë bashkëpunimi me shoqatat do të thellohet në rrugë institucionale:

"E prita me kënaqësi këtë program bashkëpunimi ndërmjet Bashkisë së Elbasanit dhe Organizatave të Shoqërisë Civile për njësitë territoriale të kësaj Bashkie. Ky material përbën gjithçka që është e domosdoshme për vazhdimin ligjërisht të bashkëpunimit tonë. Të zyrtarizojmë një herë e përgjithmonë me të gjithë parimet e nevojshme, që ka një bashkëpunim duke përfshirë parimin e bashkëpunimit, të transparencës, të mundësive të barabarta, të zhvillimit të qëndrueshëm etj.

Ne na del për detyrë të jemi korrekt në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, sepse kjo korrektësi nuk na ka munguar asnjëherë në  bashkëveprimin tonë".

Përmes kësaj marrëveshje Bashkia e Elbasanit angazhohet të mbështesë OSHC me grante kur e ka një mundësi të tillë në të mirë të interest publik, t'i përjashtojë OSHC-të nga detyrimet e tarifave vendore që janë kompetencë e qeverisjes vendore si dhe të ofrojë hapësirat publike për zhvillimin e aktiviteteve.

Një angazhim u tillë u vlerësua maksimalisht nga përfaqësuesit e OSHC-ve.

Eventet

<tetor 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345

Se shpejti


Buletini Informativ